LAJMI I FUNDIT:

Rrëzim masiv në Moto 3 në LaMansh (Video)

Rrëzim masiv në Moto 3 në LaMansh (Video)

Skena irreale, përtej imagjinatës, në xhiron e parë të garës së sotme të kategorisë Moto 3 në pistën e La Manshit.

Në kthesën e gjashtë pothuajse të gjithë pilotët në garë kanë përfunduar jashtë piste.


Të gjithë rrëzoheshin njëri pas tjetrit si birila dhe motorët që përplaseshin mes tyre, ndërsa pilotët përfundonin në rërë.

I gjithë ky incident masiv erdhi pas një kontakti që pati Kornfeil dhe nga motori i tij rrodhi vaj në pistë, duke hedhur “KO” të gjithë pilotët, që ndiqnin të njëjtën trajektore.

Natyrisht që u valëvit “flamuri i kuq”, garë e ndërprerë për të rinisur pas 30 minutash, pasi u pastrua pista.