LAJMI I FUNDIT:

Rreziku nga Coronavirusi, Kosova anulon përkohësisht transportin tokësor dhe ajror nga katër vende evropiane

Rreziku nga Coronavirusi, Kosova anulon përkohësisht transportin tokësor dhe ajror nga katër vende evropiane

Ministri i Infrastrukturës dhe Ambientit, Lumir Abdixhiku ka njoftuar se janë anuluar përkohësisht transportin tokësor dhe ajror nga katër vende të Bashkimi Evropian.

Abdixhiku tregon se kjo është bërë me rekomandim të Ministrisë së Shëndetësisë, Institutit Kombëtar të Shëndetësisë, si masë parandaluese nga përhapja e Coronavirusit.


“Në vazhdimësi të vendimit të djeshëm të Qeverisë, sot kam pranuar nga Ministri i Shëndetësisë rekomandimin e ISHK-së për zonat me rrezik të mesëm e rrezik të lartë. Si rrjedhojë kam marrë vendim të pezullojë përkohësisht të gjitha ardhjet e linjave ajrore dhe tokësore nga këto shtete: Gjermani, Francë, Zvicër dhe Itali”, njofton Abdixhiku.

Ai kërkon nga qytetarët që t’i reduktojnë lëvizjet jashtë vendit.

“Për qëllim të organizimit, vendimi hyn në fuqi 24 orë nga tani; pra nesër, më 13 mars, në ora 15:00. Ndjejmë keqardhje – sërish – për këto masa, por në rrethanat e tanishme jemi të paalternativë. Lus qytetarët të reduktojnë lëvizjet me jashtë sepse masa të njëjta mund të merren edhe me shtetet e tjera. Si vend e si shtet, me qetësi e pa panik, do ta kalojmë edhe këtë sfidë”, kërkon ai.

Coronavirusi, Kosova pezullon linjën ajrore dhe tokësore nga vendet me rrezik të lartë dhe të mesëm
Lexo po ashtu Coronavirusi, Kosova pezullon linjën ajrore dhe tokësore nga vendet me rrezik të lartë dhe të mesëm

Qeveria e Kosovës në një mbledhje urgjente, të mbajtur të mërkurën mbrëma ka marr një sërë masash me qëllim të parandalimit të përhapjes së Coronavirusit.

Njëra nga masat e marra në këtë mbledhje ishte që të pezullohen linjat ajrore dhe tokësore nga vendet me rrezik të lartë dhe të mesëm. /Telegrafi/