LAJMI I FUNDIT:

Rrethrrotullimi magjik: Duket kaotik, por shpëton jetë

Rrethrrotullimi magjik: Duket kaotik, por shpëton jetë

Një nga rrethrrotullimet më të mëdha në botë ndodhet në Angli, në qytetin Swindon.

Ky rrethrrotullim i madh mund të duket kaotik në pamje të parë, por pas tij fshihet një planifikim serioz.


Kjo “mrekulli” e trafikut përbëhet nga pesë rrethrrotullime më të vegjël në drejtim të akrepave të orës, një rrethrrotullim qendror kundër akrepave të orës dhe një rreth i jashtëm që plotëson dizajnin.

Ndërsa shoferët i afrohen rrethrrotullimit, ata mund të kthehen majtas ose djathtas, në varësi të vendit ku po shkojnë dhe nëse trafiku është veçanërisht i rëndë apo i lehtë në një pjesë të rrethit ose në një tjetër.

“Rrethrrotullimi magjik” u ofron shoferëve një sërë rrugësh drejt çdo destinacioni – duke reduktuar trafikun duke krijuar një fluks më efikas.

Pas prezantimit të këtij rrethrrotullimi, qyteti i Swindon pati një rënie të aksidenteve edhe pse trafiku në vend u rrit.

Kjo është në përputhje me trendin e rrethrrotullimeve – një raport i vitit 2010 tregoi se rrethrrotullimet zvogëlojnë si përplasjet automjet me automjet ashtu edhe përplasjet e këmbësorëve. /Telegrafi/