LAJMI I FUNDIT:

Rreth 7 mijë euro u grabiten nga tre persona të armatosur e të maskuar në Zubin Potok

Rreth 7 mijë euro u grabiten nga tre persona të armatosur e të maskuar në Zubin Potok
Foto: Ilustrim

Një grabitje e armatosur raportohet se ka ndodhur të hënën rreth orës 13:50 në Zubin Potok.

Policia e Kosovës njofton se katër persona – tri gra dhe një burrë – kanë raportuar se tre të dyshuar të maskuar dhe nën kërcënimin e armëve u kanë grabitur 10 milion dinar dhe rreth 7 mijë euro.


Sipas viktimave, të njëjtit më pas janë larguar në drejtim të panjohur.

“Zubin Potok, 11.04.2022-13:50.Katër viktimat , tre femra dhe një mashkull të gjithë kosovarë, kanë raportuar se tre të dyshuar të maskuar dhe të armatosur nën kërcënimin e armëve u kanë grabitur 10 milion dinar dhe rreth 7.000 euro dhe janë larguar në drejtim të panjohur”, thuhet në raportin policor.

Në vendin e ngjarjes kanë dal njësitet përkatëse policore.

Nuk raportohet për të lënduar, ndërsa rasti është duke u hetuar nga njësitë relevante./Telegrafi/