LAJMI I FUNDIT:

Rreth 20 mijë adhurues të birrës morën pjesë në Beerfest Kosova 22’

Rreth 20 mijë adhurues të birrës morën pjesë në Beerfest Kosova 22’

Beerfest Kosova 22’ përfundoi të dielën, ku për tri natë radhazi, me 19, 20 dhe 21 gusht mblodhi rreth 20 mijë adhurues të birrës. Nën udhëheqjen e moderatorit Kushtrim Sheremeti, pjesëmarrësit e këtij edicioni patën rastin të argëtohen nga këngëtar me famë e artiste te rinj, të shijojnë birrat e ndryshme dhe të jenë pjesë e lojërave argëtuese.

Speciale në këtë edicion ishte prania e një numri të larte të birrave pjesëmarrëse nga te cilat 5 vendore dhe 12 ndërkombëtare. Gjithashtu festivali kishte karakterin “Green” dhe një pjesë e mbetjeve ka shkuar për riciklim, shprehet njeri nga organizatoret e Beerfest Kosova, Ekrem Tahiri.


“Në këtë edicion numri i birrave ishte mjaft i lartë, andaj shfrytëzoj rastin t’i falënderoj sepse pa praninë e tyre festivali nuk do të kishte kuptim. Vlen ta cek se në mesin e birrave kemi pas disa brende të reja që për herë të parë ishin prezentë në këtë edicion dhe per here te pare ju prezantuan publikut vedor. Brendet pjesëmarrëse të birrave në këtë edicion ishin: Birra Peja qe ishte edhe sponsor Gjeneral i Festivalit, Birra Prishtina, Birra Morea, Birra IIlyrian Castle dhe Birra Sabaja (si birra vendore)si dhe Tuborg, Somersby, Carlsberg, Heineken, Birra Moretti, Nastro Azzurro, Peroni, Grolsch, Corona Extra, Kozel, Asahi dhe Wellf Brau (birra ndërkombëtare).

“Nata e parë e festivalit filloi ditën e premte, më 19 gusht, me përformancë të: Melinda Ademi, Lorè, David Dreshaj, Andi, Dj Angler, Dj Kronz dhe Nonejm. Për të vazhduar me natën e dytë të: Mc Kresha & Lyrical Son, Genc Prevlukaj, Blasta, Granit, Yon Idy, Jon Bela & The Moonage, Dj Biggby dhe Master of Mind. Në natën e tretë të Beerfest 22’ kanë përformuar: Minatori, Xuxi, Dj Caboo, Telikput, Solar Flare, Auron Deva dhe Redknot”, theksoi z. Tahiri.

Organizatorët e këtij festivali falënderuan Komunën e Prishtinës për bashkëpunimin e mirë dhe Policinë e Kosovës të cilët janë përkujdesur për sigurinë në bashkëpunim me kompaninë e sigurimit GFS, duke mundësuar që festivali të kaloi pa asnjë ekses.

Njëherit falënderimin kryesor organizatorët e kanë drejtuar për 20 mijë pjesëmarrësit e festivalit të cilët kanë treguar se dinë të argëtohet dhe ta bëjnë një festival të tillë shembull për të mire në rajon.

“Populli ynë di të festojë, di të argëtohet dhe di të shijojë një ngjarje të tillë në mënyrën më të mirë”, tha në fund Ekrem Tahiri, bashkë organizator i Beerfest Kosova, nga kompania MODUS.

Beerfest Kosova, si festival tradicional do te vazhdojë edhe ne vitin 2023 me lokacion të ri dhe me një ndryshim konceptual.

Mirupafshim ne edicionin e radhës!

Në trend Magazina

Më shumë
Xhensila Myrtezaj rrëzohet në skenë, në nisje të performancës: Uroj të mos e keni kapur këtë

Xhensila Myrtezaj rrëzohet në skenë, në nisje të performancës: Uroj të mos e keni kapur këtë

Magazina
Bëhet virale videoja e një “Rap Battle” nga një djalë shqiptar dhe një turk në TikTok, merr miliona shikime

Bëhet virale videoja e një “Rap Battle” nga një djalë shqiptar dhe një turk në TikTok, merr miliona shikime

Magazina
Era Istrefi duket mahnitëse në një kostum të kaltër, në fotografitë e fundit në Instagram

Era Istrefi duket mahnitëse në një kostum të kaltër, në fotografitë e fundit në Instagram

Magazina

"Nëse dikë e kam dashur dhe e kam respektuar në këtë shtëpi, je ti" - Meritoni befason me deklaratën ndaj Eglës

Magazina
U hodh në gjyq, Olsi Bylyku

U hodh në gjyq, Olsi Bylyku "godet" Top Channel: Ikonat si Arbana, Alban Dudushi iu larguan - gjersa kolegët në TV Klan kanë ndërtuar perandori

Magazina
Një takim mes Massimilianos dhe Heidit në Big Brother VIP Albania 3? Veprimi i ish-partnerit të saj në Grande Fratello ngre dyshimet

Një takim mes Massimilianos dhe Heidit në Big Brother VIP Albania 3? Veprimi i ish-partnerit të saj në Grande Fratello ngre dyshimet

Magazina
Kalo në kategori