LAJMI I FUNDIT:

Rreth 11 persona ndërruan jetë nga zjarri në Çeki, pesë prej tyre vdiqën pasi u hodhën nga kati i 11-të për të shpëtuar

Rreth 11 persona ndërruan jetë nga zjarri në Çeki, pesë prej tyre vdiqën pasi u hodhën nga kati i 11-të për të shpëtuar

Një zjarr kaploi një ndërtesë në Çeki, duke lënë të vdekur rreth 11 persona, përfshirë tre fëmijë.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, zjarri i së shtunës në qytetin veri-lindor të Bohumin, është përshkruar si incidenti më i rëndë në historinë e vendit.


Gjashtë persona vdiqën nga zjarri ndërsa pesë të tjerë ndërruan jetë pasi u hodhën nga një ballkon i katit 11-të në përpjekje për t’ju shpëtuar flakëve.

Bëhet e ditur se 10 persona të tjerë pësuan lëndime, përfshirë dy zjarrfikës dhe një oficer policie.

Qyteti i Bohumin gjendet në kufirin çeko-polak, rreth 300 kilometra në lindje të kryeqytetit, Pragë.

Lidhur me këtë rast, guvernatori i rajonit të Moravia-Silesia, Ivo Vondrak, tha se zjarri dukej se ishte nisur qëllimshëm.

Ndërkohë, sipas dëshmitarëve një person i cili u arrestua nga autoritetet e pranoi se e kishte filluar zjarrin në objekt. /Telegrafi/