LAJMI I FUNDIT:

Rrehen mes vete, gjykata u cakton nga një muaj paraburgim gjashtë personave të një familje nga Istogu

Rrehen mes vete, gjykata u cakton nga një muaj paraburgim gjashtë personave të një familje nga Istogu

Gjykata Themelore në Pejë, dega në Istog, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Pejë për caktimin e masës së paraburgimit për të pandehurit L.I, V.I, I.I, U.I, E.I dhe E.I.

“Të njëjtit dyshohet se me datë 17.05.2020, rreth orës 19:00, në Komunën e Istogut, brenda marrëdhënies familjare, duke vepruar si bashkëkryerës, me mjet që mund të shkaktoj lëndim të rëndë trupor, pas një fjalosje iu shkaktojnë lëndime të rënda trupore me pasojë dëmtim të përkohshëm dhe serioz të shëndetit të dëmtuarve të cilët i godasin me një shkop dhe shati.


Me këto veprime të pandehurit L.I, V.I, I.I, U.I, E.I dhe E.I kishin për të kryer veprën penale lëndim i rendë trupor nga neni 186 par.3, nen par. 3.1, lidhur me par.1, nën par. 1.3 dhe neni 31 të KPRK-së dhe veprën penale dhunë në familje nga neni 248 par.2 të KPRK-së”, thuhet në njoftim.

Të pandehurve iu është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej tridhjetë (30) ditë. Kundër këtij vendimi pala e pakënaqur ka të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Vetëm edhe një ditë i hapur aplikimi për trajnimin

Vetëm edhe një ditë i hapur aplikimi për trajnimin "Mobile Journalism" në fushën e gazetarisë - në fund shpërblehen më të mirët

Komunat
Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare për Kosovën është disfatë historike për Serbinë?

Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare për Kosovën është disfatë historike për Serbinë?

Lajme
U raportua nga gruaja për dhunë, Inspektorati policor thotë se po e heton drejtorin kundër trafikimit me njerëz në Policinë e Kosovës

U raportua nga gruaja për dhunë, Inspektorati policor thotë se po e heton drejtorin kundër trafikimit me njerëz në Policinë e Kosovës

Elfije Boletini
Marrëveshja mes Kosovës e Serbisë, Kurti: Në këtë 11-vjetor shteti serb në Peshter të Sanxhakut do të lansojë ushtrime me dronë luftarakë kamikazë

Marrëveshja mes Kosovës e Serbisë, Kurti: Në këtë 11-vjetor shteti serb në Peshter të Sanxhakut do të lansojë ushtrime me dronë luftarakë kamikazë

Lajme
U gjuajtën me armë derisa ishin në veturë, detaje nga rasti që ndodhi në Prishtinë

U gjuajtën me armë derisa ishin në veturë, detaje nga rasti që ndodhi në Prishtinë

Kronika e Zezë
Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Siguri
Kalo në kategori