LAJMI I FUNDIT:

Rregullatorët e BE-së paralajmërojnë konsumatorët e kriptovalutave

Rregullatorët e BE-së paralajmërojnë konsumatorët e kriptovalutave

Kriptovalutat janë pasuri ‘shumë të rrezikshme’ dhe janë të papërshtatshme si investime, paralajmëruan të hënën rregullatorët e Bashkimit Evropian (BE).

Autoriteti Evropian i Mbikëqyrjes (ESA), i cili përfshin Autoritetin Evropian Bankar (EBA), Autoritetin Evropian të Sigurimeve dhe Pensioneve Profesionale (EIOPA) dhe Autoritetin Evropian të Letrave me Vlerë dhe Tregjeve (ESMA) në një deklaratë të përbashkët thanë se janë ‘të shqetësuar’ për numrin në rritje të njerëzve që blejnë kriptovaluta pa qenë në dijeni mbi rreziqeve e përfshira.

“ESA-të paralajmërojnë konsumatorët se kriptovalutat janë produkte shumë të rrezikshme, të parregulluara dhe janë të papërshtatshme si investime, kursime apo produkte të planifikimit”, thanë agjencitë rregullatore, përcjell Telegrafi.

Grupi i mbikëqyrjes tha se kriptovaluta si Bitcoin është e paqëndrueshme dhe po tregon shenja të qarta flluskomi në çmim dhe se njerëzit që investojnë në to duhet të jenë të vetëdijshëm për rrezikun e lartë që mund të humbin një sasi të madhe, apo edhe të gjitha, të parave të investuara.

Pasi që kritpovalutat dhe shkëmbimet e përdorura për tregtimin e tyre nuk rregullohen sipas ligjeve të BE-së, rregullatorët paralajmëruan se investitorët e kriptovalutave nuk mbrohen në rast të shkëmbimit të biznesit ose sulmeve kibernetike. /Telegrafi/