LAJMI I FUNDIT:

Rregullat e reja të UEFA-së: Klubet nuk do të mund të licencohen për garat evropiane nëse nuk kanë ekip të femrave – si qëndrojnë klubet tona

Rregullat e reja të UEFA-së: Klubet nuk do të mund të licencohen për garat evropiane nëse nuk kanë ekip të femrave – si qëndrojnë klubet tona

Për të nxitur zhvillimin e futbollit të femrave, UEFA, në kuadër të licencimit për garat evropiane për sezonin 2023/24, ka vënë si kusht për çdo klub që kërkon të luajë, të ketë ekipin e tyre të femrave.

Rregullorja e re e UEFA-s për licencimin dhe qëndrueshmërinë financiare u miratua javën e kaluar.


Mosrespektimi i rregullave nga klubet nuk do të dënohet me dëbim nga garat evropiane, por me gjobë, por që ende nuk janë përcaktuar shumat e tyre.

Drita dhe Gjilani, nuk kanë skuadra të femrave

Futbolli i femrave në Kosovë, si qëndrojnë klubet tona

Kjo del të jetë një problem i madh për klubet tona, pasi pothuajse të gjitha klubet e BKT Superligës së Kosovës, nuk kanë skuadër të femrave.

Të vetmet klubet që defilojnë në Superligë dhe ka ekip të femrave janë Dukagjini i Klinës dhe Malisheva.

KFF Dukagjini, skuadra që funksionon në kuadër të klubit

Klubet kryesore si Prishtina, Drita, Gjilani, Ballkani dhe Llapi, nuk kanë ekip të femrave të inkuadruar në klub.

Këto klubet nëse duan të garojnë në garat evropiane pas dy vitesh, do të duhet të kenë një ekip të femrave.

Siç mëson Telegrafi, SC Gjilani vetëm ka filluar punët që të krijojë ekipin e femrave për të garuar nga sezoni i ardhshëm, ndërsa Prishtina është afër marrëveshjes mes KFV Prishtina të arrijnë marrëveshje bashkëpunimi.

Liga e Parë e femrave

Në Kosovë futbolli i femrave është në rritje, ku në Ligën e Parë bëjnë pjesë 13 ekipe.

Mitrovica, Hajvalia, Kosova VR janë klubet më të organizuara në këtë nivel garash ku këto tria po luftojnë për titull.

Po ashtu, në kuadër të garave në FFK, bën pjesë edhe Liga U17, ku numëron 18 ekipe të ndara në dy grupe. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë

A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë

La Liga

"Ish-gjyqtari më i pasur në botë", është pronari i dy super bizneseve dhe ka pasuri neto më shumë se Mike Tyson

Ndërkombëtare
Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

La Liga
Bayerni shokon të gjithë me trajnerin i cili do ta drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm

Bayerni shokon të gjithë me trajnerin i cili do ta drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm

Bundesliga
Barcelona kërkon që El Clasico të riluhet, kërkesë jo e rrallë për këtë edicion – pasi një tjetër derbi në Evropë ishte të njëjtës rrugë

Barcelona kërkon që El Clasico të riluhet, kërkesë jo e rrallë për këtë edicion – pasi një tjetër derbi në Evropë ishte të njëjtës rrugë

La Liga
Arrestohen dy lojtarë të së njëjtit klub në Ligën Premier nën akuzat për përdhunim

Arrestohen dy lojtarë të së njëjtit klub në Ligën Premier nën akuzat për përdhunim

Premier League
Kalo në kategori