LAJMI I FUNDIT:

Rregullat e etikës të cilat mysafirët assesi nuk duhet t’i thyejnë!

Rregullat e etikës të cilat mysafirët assesi nuk duhet t’i thyejnë!

Dëshironi të jeni mysafiri i përsosur dhe të ftoheni prapë? Atëherë mos e përdorni celularin, gjithmonë hiqni këpucët dhe assesi mos e kërkoni fjalëkalimin e internetit.

Një studim rreth etikës ka zbuluar disa rregulla të etikës të cilat, sipas pronarëve të shtëpisë, nuk duhet të thyhen, transmeton Telegrafi.

Anketimi ka zbuluar se nikoqirët i cilësojnë si sjellje të keqe kërkesat për fjalëkalim të internetit, ndërsa 89 për qind e të anketuarve e kanë pranuar se e përdorin celularin në shtëpinë ku janë të ftuar si mysafirë.

Rregull tjetër që nuk duhet thyer është edhe mbathja e këpucëve brenda. Pra, gjithmonë duhet t’i lini këpucët jashtë, e të mos hyni brenda me këpucë mbathur.

kepc

Ndërhyrja në privatësi është tjetër rregull etike që nuk duhet thyer, ku 58 për qind e pronarëve e kanë pranuar se nuk është e sjellshme nga ana e mysafirëve të kërkojnë në dhomat e tyre të gjumit pa leje, dhe 52 për qind kanë deklaruar se nuk ju pëlqen kur mysafirët shikojnë në frigoriferin e tyre.

Kur është fjala për argëtimin në shtëpi, 24 për qind e nikoqirëve kanë thënë se e mirëpresin një dhuratë darke nga mysafirët, e që më së shumti preferohet vera.

22 për qind e njerëzve kanë thënë se nuk është e sjellshme për mysafirët ta refuzojnë ushqimin kur ua ofrojnë, edhe pse 88 për qind e tyre kanë treguar se është keq kur mysafirët vetë-shërbehen pa kërkuar leje fillimisht.

Tjetër rregull që nuk duhet ta thyeni është edhe marrja e një kafshe shtëpiake pa e pyetur paraprakisht nikoqirin nëse kjo është në rregull. /Telegrafi/

Në trend Stil

Më shumë
A e dini pse duhet të vendosni pak fletë alumini pas ruterit? Shkencëtarët garantojnë për këtë truk

A e dini pse duhet të vendosni pak fletë alumini pas ruterit? Shkencëtarët garantojnë për këtë truk

Stil
A e dini se për çfarë shërben vrima tek kapaku i kënaçes?

A e dini se për çfarë shërben vrima tek kapaku i kënaçes?

A e dini se...
Si të flisni me njerëzit në botën e përtejme: Një kujtesë e të humburve që nuk mund të harrohen

Si të flisni me njerëzit në botën e përtejme: Një kujtesë e të humburve që nuk mund të harrohen

Lifestyle
Sa herë në javë duhet të bëni seks për të qenë të lumtur?

Sa herë në javë duhet të bëni seks për të qenë të lumtur?

Intimitet dhe Pasion
Produkti i juaj i përditshëm që e merrni kudo me vete mund të jetë më i ndotur se tualeti

Produkti i juaj i përditshëm që e merrni kudo me vete mund të jetë më i ndotur se tualeti

A e dini se...
Peshorja: Horoskopi vjetor për 2024

Peshorja: Horoskopi vjetor për 2024

Astrologji
Kalo në kategori