LAJMI I FUNDIT:

Rregulla të reja nga BE edhe për studentët dhe shkencëtarët nga Maqedonia

Rregulla të reja nga BE edhe për studentët dhe shkencëtarët nga Maqedonia
Amount of direction signs with europeans countries names.

Kushte shumë më joshëse do tu ofrohen studentëve, shkencëtarëve, praktikantëve, nxënësve, vullnetarëve nga Maqedonia që të regjistrohen në universitetet e vendeve evropiane dhe do fitojnë të drejtën të punojnë apo hapin kompani në ato vende, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Parlamenti Evropian sot ka miratuar rregulla të reja me të cilat do të mundësohen kushte më të mira për studim në BE për studentët nga vendet të treta.


Studentët dhe shkencëtarët pas mbarimit të studimeve apo projekteve do të mund të qëndrojnë në vendet anëtare në të cilët kanë studiuar më së paku edhe 9 muaj tjera, me mundësi të kërkojnë punësim apo të hapin ndërmarrjet e tyre.

Nëse të njëjtët vendosin që një semestër ta kryejnë në ndonjë vend tjetër të BE do ta kenë shumë lehtë sepse do të mjaftojë vetëm ta njoftojnë vendin e qëndrimit për largimin në një vend tjetër.

Me këto rregulla të reja, shkencëtarëve po ashtu do tu mundësohet ti marrin edhe familjarët e tyre më të afërt.

Studentëve do tu krijohet mundësia të punojnë së paku 15 orë në javë nëse duan që të përfitojnë të ardhura.

Këto rregulla do të vlejnë për gjitha vendet e BE në përjashtim të Danimarkës, Britanisë së Madhe dhe Irlandës, ndërsa Maqedonia është një ndër shtetet që mund të përfitojë nga këto ndryshime./Telegrafi/