LAJMI I FUNDIT:

Rrëfimi i yllit francez të futbollit, Mamadou Sakho – Nga fëmijëria pa baba, bukë e shtëpi, te një bamirës i madh në Afrikë, Francë e Angli

Rrëfimi i yllit francez të futbollit, Mamadou Sakho – Nga fëmijëria pa baba, bukë e shtëpi, te një bamirës i madh në Afrikë, Francë e Angli

Mamadou Sakho ka rrëfyer për jetën e tij të vështirë si fëmijë dhe kthimin si njëri prej bamirësve më të mëdhenj në Afrikë, Francë e Angli.

Ai ka një shtëpi të ndërtuar me shije të hollë. Është i qetë dhe shpesh i qeshur.


Sakho flet për dëshirën e tij “për të studiuar” në të ardhmen, duke thënë:”Futbolli është një botë e mbyllur dhe më pëlqen të hap mendjen time”.

Ai flet edhe për projektet e tij bamirëse në një intervistë për CNN Sport.

Kur bisedon me gruan e tij Majda dhe dy vajzat, Sakho rrëshqet dhe fillon të flas në frëngjisht.

Në katin e sipërm, foshnja e porsalindur e çiftit është në gjumë.

Jeta nuk ishte gjithmonë si kjo për Sakhon

Mbrojtësi flet për vështirësitë që i kishte kur ishte fëmijë në një familje me gjashtë vëllezër dhe motra.

“Kam pasur mjaft jetë të vështirë kur isha i ri, por këto momente të vështira më ndihmuan të rritem dhe të jem njeriu që jam sot”.

“Askush nuk mund të më tregojë se çfarë është të mos kesh ushqim në frigorifer ose askush nuk mund të më tregojë se çfarë është i ftohtë jashtë, të fle jashtë ose të kërkojë disa monedha, ose të vjedh vetëm për të ngrënë ushqime, sepse ishte jeta ime kur isha i ri. Ishte jeta ime reale”, fillon rrëfimin Sakho.

Ai u rrit në rrethinën e Parisit, afër Montmartre.

Sakho u rrit në një familje me shtatë fëmijë tre vëllezër dhe tri motra. Kur ishte 13 vjeç, babai i tij vdiq, edhe pse ai dëshiron të theksojë se jeta e tij në shtëpi ishte e mbushur lumturi.

“Kam historinë time … dhe unë mendoj se të gjithë jemi rritur me mentalitet të ndryshëm”.

Është e qartë se këto përvoja dhe kujtime të hershme kanë lënë shenjë të pashlyeshme te Sakho.

“Unë do të thosha se kjo më ndihmoi të kisha një mentalitet mjaft të mirë, një mentalitet të fortë. Kjo është arsyeja pse unë gjithmonë i thosha vetes, kur unë të jem dikush një ditë, do ta jap (dhuroj)… sepse e di se çfarë është të mos keni të hani para se të flini”.

Pa futboll, jeta e Sakho mund të ishte shumë e ndryshme.

Fillimi i karrierës dhe plotësimi i ëndrrës

Ai filloi karrierën në një nga klubet më të mira të Francës, Paris Saint-Germain, duke u rritur shpejt në radhët e ekipeve të tyre të të rinjve.

Deri në moshën 21 vjeçare ai ishte edhe kapiten i klubit, si një parisien, një idhull i tifozëve të PSG-së.

Deschamps lë në shtëpi një formacion në vlerë 300 milionë euro – Nga Benzema te Martial, Laporte e Lacazette, lojtarët që do ta shohin nga shtëpia botërorin
Lexo po ashtu Deschamps lë në shtëpi një formacion në vlerë 300 milionë euro – Nga Benzema te Martial, Laporte e Lacazette, lojtarët që do ta shohin nga shtëpia botërorin

“Unë do të thosha se futbolli më ndihmoi ta ndryshoja jetën time familjare, me futbollin mësova të jepja maksimumin, të jepja kënaqësi, kur unë jam në fushë   jap gjithçka për tifozët”.

PSG u ble nga Qatar Sports Investments në 2011 për 170 milionë dollarë, si pjesë e strategjisë më të madhe të mbretërisë për të investuar në markat globale, qoftë në biznes, në modë, pronë ose sport.

Në 2013, PSG fitoi titullin për herë të parë pas 19 viteve, por vetëm pasi pronarët e rinj blenë shumë lojtarë të rinj, ku Sakho e gjeti veten gjithnjë e më të mënjanuar nën drejtimin e trajnerit Carlo Ancelotti.

Largimi drejt Anglisë

Sakho u bashkua me klubin nga Liga Premier, Liverpooli. Klubi nga Merseyside ishte afër titullit në sezonin 2013/2014, ku Sakho bëri 19 paraqitje, nënd drejtimin e Brendan Rodgers.

Rodgers u zëvendësua me Jurgen Kloppin, por në vitin 2016, Sakho doli pozitiv në një substancë të djegur me yndyrë (higenamine).

Ajo ndodhi pas ndeshjes së Ligës së Evropës kundër Manchester United më 17 mars të atij viti.

Sakho u suspendua përkohësisht për 30 ditë dhe humbi finalen ku Liverpooli luajti në Ligën e Evropës, gjithashtu edhe përfaqësimin me Francën në Euro 2016.

Në korrik, UEFA vendosi ta largojë pezullimin.

Edhe pse ai u pastrua nga akuzat, një marrëdhënie e tensionuar mes tij dhe Klopp, i bëri që ai të huazohej te Crystal Palace.

Sakho dhe Benteke festuan golin kundër ish-skuadrës, mbrojtësi mbron festimin e tij pasi fansat e të Liverpoolit u nervozuan (Foto/Video)
Lexo po ashtu Sakho dhe Benteke festuan golin kundër ish-skuadrës, mbrojtësi mbron festimin e tij pasi fansat e të Liverpoolit u nervozuan (Foto/Video)

“Unë i kam arritur të gjitha ëndrrat e mia”, shprehet Sakho. “Ëndrra ime ishte të bëhesha një profesionist në PSG, falë Zotit e kam bërë, kam dashur të bëhem kapiten në PSG, e kam bërë edhe atë, kam dashur të fitoj Ligue 1 me PSG”.

“Kam luajtur për ekipin kombëtar francez. Falë Zotit e kam bërë, por unë dua ta bëj sërish, sepse ky është qëllimi im”, ka deklaruar Sakho.

Crystal Palace me Sakho si lojtar kyç shmangi rënien nga Liga Premier.

Forma e tij e mirë ka rënë në sy të trajnerit francez Didier Deschamps që e ka ftuar në dy ndeshjet e fundit ndaj Islandës dhe Gjermanisë.

Puna e bamirësisë

Në kohën kura luante në PSG, Sakho dhe gruaja e tij, lansuan shoqatën e bamirësisë Amsak , e cila merr përsipër punë bamirësie në Francë, Angli dhe Afrikë.

“Kështu, Amsak do të thotë Shoqata Mamadou Sakho. Unë krijova shoqatën time kur isha 18 ose 19 vjeç, kur isha në PSG… Mendoj se është e rëndësishme të shkosh në Afrikë dhe të ndihmosh njerëzit, por edhe këtu në Britani të Madhe”.

“Kur isha në Liverpool, shkoja në disa vende, në spitale dhe flija me fëmijët për ta kuptuar se çfarë mund të jepja”.

“Ashtu siç thashë, ne mund të ndihmojmë të gjithë… më parë nuk kisha asgjë, vërtet asgjë, dhe tani çdo gjë është e mirë. Unë punoj shumë që të marr dhe ta kthej”.

“Për mua gjëja më e rëndësishme është se nuk kam nevojë për njerëz që të thonë se Mamadou Sakho është një djalë i mirë. Nuk kam nevojë për këtë”.

“Nëse keni vetëm kripë për të ndihmuar dikë me kripë, atëherë bëjeni. Nëse keni para të mjaftueshme për të ndërtuar një qytet apo një fshat atëherë bëjeni”, thotë Sakho.

Ai ka udhëtuar në Afrikë në shtete si Senegal e Breg të Fildishtë për të ndihmuar.

Projekti më i fundit bamirës i Sakho është që të punojë me të rinjtë në kryeqytet pasi vrasjet me thika janë shtuar.

Deri në shtator mbi 100 vrasje kanë ndodhur në kryeqytetin britanik gjatë vitit 2018. Një e treta e viktimave ishin e moshës 16-24.

Sakho së fundi ka mbledhur edhe miq të tjerë në projektet e tij. Paul Pogba, Blaise Matuidi, Tinie Tempah e Dj Snake, janë ata me të cilët do të punohet. /Telegrafi/ 

Në trend Sport

Më shumë
Barcelona po nënshkruan mega-kontratë, ajo do t'i sjellë klubit mbi një miliard euro

Barcelona po nënshkruan mega-kontratë, ajo do t'i sjellë klubit mbi një miliard euro

La Liga
E ardhmja e Guardiolës tek Man City në dyshim – një emër i ri del favorit për ta zëvendësuar atë

E ardhmja e Guardiolës tek Man City në dyshim – një emër i ri del favorit për ta zëvendësuar atë

Premier League
Shkodran Mustafi parashikon fituesin e Kampionatit Evropian dhe paralajmëron rikthimin në futboll

Shkodran Mustafi parashikon fituesin e Kampionatit Evropian dhe paralajmëron rikthimin në futboll

Përfaqësueset
Ndryshojnë në mënyrë drastike shanset, superkompjuteri vjen me parashikim të ri për Ligën e Kampionëve

Ndryshojnë në mënyrë drastike shanset, superkompjuteri vjen me parashikim të ri për Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Shkëlqeu ndaj Man Cityt dhe në klub ende e duan, por veterani i Real Madridit ia ka kumtuar Perezit largimin për në fund të sezonit

Shkëlqeu ndaj Man Cityt dhe në klub ende e duan, por veterani i Real Madridit ia ka kumtuar Perezit largimin për në fund të sezonit

La Liga
Zinedine Zidane ‘një hap larg’ emërimit si trajner i gjigantit të njohur evropian

Zinedine Zidane ‘një hap larg’ emërimit si trajner i gjigantit të njohur evropian

Ndërkombëtare
Kalo në kategori