LAJMI I FUNDIT:

Rrëfimi i shqiptarit që pa tmerrin e zjarrit në Londër, si u zgjuam nga të bërtiturat e njerëzve

Rrëfimi i shqiptarit që pa tmerrin e zjarrit në Londër, si u zgjuam nga të bërtiturat e njerëzve

Një kullë banimi 24-katëshe në Londër është përfshirë nga flakët e zjarri gjatë natës, duke shkaktuar disa viktima dhe të paktën 50 të plagosur.

Një shqiptar që jeton në Londër ka rrëfyer për BBC tmerrin që ka parë. Saimir Lleshi dhe Eliane Lara jetojnë në një banesë pranë kullës rezidenciale “Grenfell” që u përfshi nga flakët.


Ata i thanë gazetares së BBC, Claire Heald, se u zgjuan rreth orës 01:30 të mëngjesit nga të bërtiturat e njerëzve të cilët kërkonin ndihmë.

“Ishte shumë shqetësuese duke dëgjuar britmat e tyre. Zjarri u përhap me shpejtësi”, thanë ata.

Saimir Lleshi dhe Eliane Lara shikonin nga banesa e tyre se si flakët e zjarrit përhapeshin me shpejtësi në kullën 24-katëshe.

Ata rrëfejnë se panë skena të tmerrshme, njerëz që përpiqeshin të dilnin nga dritaret me çarçaf. “Fëmijët tanë u tmerruan, po mundoheshim që t’i qetësonim”, thotë Saimir Lleshi. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Vrasja e 18-vjeçarit në Podujevë - 19 vjet burgim së bashku për dy të pandehurit

Vrasja e 18-vjeçarit në Podujevë - 19 vjet burgim së bashku për dy të pandehurit

Drejtësi

"Abelardi po më pyet mos po doni me këtë harç me shpërnda Kuvendin" - Konjufca shkakton të qeshura në seancë plenare

Lajme
Armë

Armë "Made in Albania" brenda vitit 2030, deputeti zbulon çfarë do të prodhojë Shqipëria

Lajme
Policia vihet në kërkim të Enver Sekiraqës, kërkon ndihmë edhe nga qytetarët për arrestimin e tij

Policia vihet në kërkim të Enver Sekiraqës, kërkon ndihmë edhe nga qytetarët për arrestimin e tij

Lajme
Arrestohet Agron Gashi, i dyshuari kryesor për plagosjen në Pejë

Arrestohet Agron Gashi, i dyshuari kryesor për plagosjen në Pejë

Kronika e Zezë
Takimi Osmani-Stoltenberg, deklarata për zbarkimin në veri dhe kundërpërgjigja e presidentes

Takimi Osmani-Stoltenberg, deklarata për zbarkimin në veri dhe kundërpërgjigja e presidentes

Lajme
Kalo në kategori