LAJMI I FUNDIT:

Rrëfimi rrënqethës për masakrën e Izbicës (Video)

Rrëfimi rrënqethës për masakrën e Izbicës (Video)

Me dhimbje e lot është përkujtuar sot masakra e Izbicës në Skënderaj, në të cilën forcat serbe kishin vrarë e masakruar 150 njerëz, në mesin e të cilëve edhe gra, pleq e fëmijë.

Në këtë manifestim, ku të pranishëm ishin qindra qytetarë e familjarë të të vrarëve, u bë thirrje për më shumë angazhim nga institucionet për të pa gjeturit. Po ashtu, përfaqësues të këtyre familjarëve u ankuan për misionin EULEX, që sipas tyre po mban padrejtësisht nëpër burgje komandantët e UÇK –së, e ata serbë akoma vazhdojnë të jenë të lirë.


E moshuara, Fata Shala nga ky fshat, rrëfen për natën e 28 marsit kur forcat serbe i kanë larguar me forcë nga fshati i tyre. Ajo tregon se si ua kanë marr burrat e shtëpisë dhe i kanë ndarë prej tyre.

Në fytyrën e saj dallohen disa shenja për të cilat ajo thotë se i kanë mbetur nga të goditurat e ushtarëve serbë. Ajo më tej thotë se ushtarët i kanë rrahur dhe maltretuar, madje të afërmit ua kanë vrarë para syve.

“Me 26 maj, kanë dalë, unë kam mbet e fundit edhe i kam zënë këta në Izbicë familjarët dhe të afërmit e mi. Kemi ardhur këtu, jemi dorëzuar në atë livadh. Sa bari e dushk aq ka pas njerëz. Na kanë nda burrat prej grave. Burrin tim e kanë vra në shtëpi në Leqinë. I kanë vra e i kanë djeg, veç eshtrat jau kanë gjet burrit dhe vjehrrës. Mu më kanë zënë, më kanë rreh qe këto shenja që i kom, krejt prej militarëve… Gjithkush me familje të vet, te kryet u rrike grave e fëmijëve të vet. Kanë ardhur, i kanë nda, të gjithë i kanë radhit, sa ke mund me pa, edhe neve na kanë kthye shpinën. ‘Ecni’… Na kanë maltretuar, na kanë sha e na kanë bërtit. Për burra s’kena dit kurrgjë”, rrëfen Shala.

I pranishëm në këtë përkujtim ishte kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, i cili tha se si popull asnjëherë nuk do të harrojnë çmimin që paguan për lirinë e vendit. Prandaj, sipas tij për ëktë duhet të jenë krenar dhe synimi i përbashkët është për një shtet ligjor në të mirë të qytetarëve.

Veseli më tej tha se bashkërisht duhet tejkaluar çdo sfidë dhe çdo mos marrëveshje, pasi që në Kosovë ka ende ka gra, burrë e fëmijë, trupat e të cilëve vazhdojnë të jenë të zhdukur edhe pas 17 viteve.

“Ne nuk do të harrojmë kurrë dhimbjen tonë. Nuk do të jemi hakmarrës, por asnjëherë nuk do të ndalemi së kërkuari drejtësi deri sa të vejmë para gjyqësisë ata të cilët kanë kryer këto krime. Ne e dimë nga vijmë dhe e dimë cila është barra jonë. Si institucione të Republikës së Kosovës do të punojmë çdo ditë që të ecim edhe përpara bashkërisht, në mënyrë që të zhvillojmë shtetin tonë, ta zhvillojmë Kosovën tonë dhe të ecim përpara. Asnjëherë më shumë se tash nuk kemi nevojë që të jemi bashkërisht që të tejkalojmë çdo sfidë. Bashkërisht me ne që të tejkalojmë çdo mos marrëveshje, çdo mos kuptim mes nesh sepse kemi obligim sepse ende kemi vëllezër, motra e baballarë, për të cilët nuk i dimë ende se ku i kanë trupat”, tha Veseli.

Në këtë ceremoni të pranishëm ishin edhe përfaqësues të familjes së komandantit Adem Jashari.

Rifat Jashari nga kjo familje, tha se duhet të jenë falënderues për të gjitha ato nëna, të cilat ia falën lirisë së Kosovës fëmijët e tyre.

Ai tha se falë luftës dhe mundit të tyre, Kosova gëzon sot këtë liri.

“Sot jemi tubuar këtu, në Izbicë të Drenicës, t’i kujtojmë bijat dhe bijat më të mira të kësaj ane që e dhanë gjakun e njomë për këtë liri, të cilën na po e gëzojmë sot. Lavdi dhe nder të gjithë atyre që rënë. Lavdi dhe nder edhe për të gjitha ato nëna dhe baballarë që ia falën lirisë së Kosovës fëmijët e vetë”, tha Jashari.

Edhe në këtë tubim, u bë thirrje që institucionet të angazhohen më shumë për të pagjeturit. Përfaqësuesi i familjarëve të zhdukurve, Bajram Qerkini ka kërkuar nga institucionet që të mos harrojnë edhe 1658 personat e zhdukur, për të cilët thotë se forcat serbe i kanë dërguar në Serbi gjatë vitit 1999.

Ai thotë se nuk do të mjaftohen vetëm me komisione, por do të bëjnë edhe një grup, i cili do të veprojë edhe jashtë Kosovës.

“Kisha pas një porosi, sidomos tek institucionet vendore që të mos harrohen se janë edhe 165 8 të pagjetur, t’u i përmend se na kanë marrë, na kanë lënë varrezat e zbrazëta për t’i dërguar në Serbi, për të mos i kthyer. Ne nuk po pajtohemi familjarët pa i hulumtuar dhe asnjëherë nuk do të pajtohemi deri të kthehet edhe i fundit. Do të bëjmë një forcë më të madhe se që kemi bërë, jo veç komisione por edhe një grup i cili do të merret edhe jashtë Kosovës”, thotë Qerkini.

Se institucionet nuk duhet të harrojnë të zhdukurit tha edhe përfaqësuesi i fshatit Izbicë, Avni Aliu, i cili tha se ushtarët serbë duhet të dalin para gjyqit dhe të dënohen.

Ai ka fajësuar misionin e EULEX – it, që sipas tij po mban komandantët e UCK-së padrejtësisht nëpër burgje.

“Ne duhet të punojmë më tepër që kriminelët serbë të dalin para gjyqit, të dënohen ashtu siç e meritojnë. Derisa EULEX – i mban padrejtësisht në burgjet, komandantët tonë që luftuan për çlirimin e trojeve tona, pse ne nuk kemi të drejtë të ngrisin padi kundrejt çetnikëve serbë që bënë gjenocide në krejt Kosovën”, tha Aliu.

Xhavit Jashari, përfaqësues i shoqatave të dala nga lufta e UÇK – sa, bëri thirrje për të gjithë ata që sipas tij tentojnë të njollosin luftën e UÇK –së, të rreshtohen, sepse sipas tij vetëm të bashkuar mund të realizojnë amanetin e madh që ka dalë nga kjo luftë.

Manifestimi i organizuar për nder të 17 vjetorit të 150 personave të rënë në fshatin Izbicë u përmbyll me një program kulturor – artistik, i cili ishte përgatitur nga Drejtoria e Kulturës në Skenderaj, në të cilën u paraqiten pika të ndryshme artistike me motive të luftës së UÇK – së.

Në trend Lajme

Më shumë
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Lajme
Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Lajme
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Lajme
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Kronika e Zezë
Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Drejtësi
Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut

Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut

Kronika e Zezë
Kalo në kategori