Gennaro Gattuso ka dhënë një intervistë prekëse lidhur me gjendjen e tij shëndetësore duke thënë se dëshiron të vdesë aty ku ka jetuar në fushën e futbollit.
Trajneri i Napolit nuk është paraqitur në disa konferenca për shtyp, për shkak se po vuan nga miastenia okulare.
Ai është parë duke mbajtur një fashë në njërin prej syve, ndërsa ka mbajtur edhe një syze korrigjuese në mënyrë që të shmangë shikimin e dyfishtë.
“E pranoj se nuk kam qenë vetvetja në 12 ditët e fundit. Dua të bëj apel për të gjithë, sidomos për fëmijët, të cilët shikohen në pasqyrë dhe shohin diçka që duket e çuditshme apo jo mirë: jeta është e bukur. Përqafojeni në tërësi”.
(Foto: Instagram/Alex Brotherton)
“Lojtarët ndiheshin keq që më shihnin kështu, e di këtë, por jam gjallë. Kam pasur miasteni qe 10 vite, kjo është hera e tretë që është shfaqur kaq keq, por do të kalojë dhe syri im do të kthehet në gjendje normale”.
“Jo vetëm që duke keq, kjo gjendje të bën të ndihesh shumë i rraskapitur, plus të shikosh nga dy imazhe për 24 orë në ditë, vërtet të nxjerr gjithçka. Vetëm një person i çmendur si unë do të mund të vazhdonte kështu”.
“Sidoqoftë, kjo është jeta ime dhe ka gjëra më të këqija. E di se dikush ka menduar që më ka mbetur edhe një muaj jetë, por ju siguroj se kam mirë. Kur të vdes, dua të vdes aty ku kam jetuar, në fushën e futbollit”, ka deklaruar Gattuso për Sky Sport Italia. /Telegrafi/
(Foto: Screenshot/Twitter)