Rrëfimi i Mërgim Vojvodës: Mendoja ta lija futbollin, paguhesha 600 euro dhe nuk kisha për të ngrënë – tani Torino pagoi mbi 5 milionë euro për mua
Mërgim Vojvoda ka bërë hapin e madh të karrierës, duke nënshkruar për Torinon në Serie A.
Edhe pse tani ndjehet shumë krenar me vetën, vite më parë ai as që e mënonte që do të luante në një kampionat të fortë.
Në një rrëfim për mediumin belg Le Soir, mbrojtësi ka folur vështirësitë e mëdha në karrierën e tij, kur para katër vitesh mendoi ta linte edhe futbollin, ndërsa paguhej vetëm 600 euro.
“Kalimi te Torino është thjesht i mahnitshëm. Pak më shumë se katër vjet më parë, unë isha duke luajtur në divizionin e 4-t gjerman, në Carl Zeiss Jena, për 600 euro bruto”.
“Kam jetuar në një dhomë hoteli të zymtë, pa pasur para të mjaftueshme për të ngrënë. Për dy javë, pata një goditje të tmerrshme dëshpërimi. isha i humbur”.
Ai mendonte të gjenet një punë të re, pasi Standardi nuk do ta ndalte.
“Sapo mësova se pasi të kthehesha nga huazimi Standardi nuk do më mbante, pyesja veten nëse nuk ishte më mirë të ndaloja faturat dhe të përpiqesha të gjeja një punë të qëndrueshme”.
Vojvoda shikon tani dhe tregon se kurrë nuk ka menduar që do të bëhej futbollist dhe të kushtonte mbi 5 milionë euro.
“Në atë kohë, kurrë nuk e imagjinoja që një ditë do të isha në gjendje të bashkohem në një klub futbolli për një shumë që tejkalon 5 milionë euro”.
“Do t’ju them këtë: kjo është hera e parë në karrierën time që jam krenar për veten. Sepse financiarisht, unë do të jem në gjendje të strehoj familjen time”, ka thënë Vojvoda. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
“Juventusi duhet të nënshkruajë me Modricin, mund të luajë edhe dy vite” – ish lojtari i Zonjës së Vjetër vjen me propozim
Fisnik Juniku, tashmë agjent i licencuar nga FIBA
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër – si nisi mosmarrëveshja mes tyre
"Ai tha se na gënjeu", Toni Kroos zbulon fjalët Carlo Ancelottit përpara El Clasicos
Perez po e bën atë që askush nuk e ka bërë deri më tani – krijon "një strukturë të re të pronësisë" të Real Madridit
Ultimatumi i Chelseat për Pochettinon
Jean-Philippe Mateta, golashënuesi i papritur që pushtoi Ligën Premier – e kishin në klub, por nuk llogaritën në të deri tani
Nga rrahja e kryetarit të ‘Intelektualëve’ deri tek dërgimi i Valon Zymberit dhe dy personave tjerë në mbajtje – e gjithë situata
Distria Krasniqi, kampione e Evropës në xhudo - në super formë para Lojërave Olimpike
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet
Bujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota ndaj Taravarit
Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova
Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – njëra ka të bëjë me Guardiolën