LAJMI I FUNDIT:

Rrëfimi i Izair Eminit – nga testi pozitiv për coronavirus, karantina, rikthimi dhe lufta për titull

Izair Emini është një nga futbollistët më të njohur në trojet shqiptare, pasi ka bërë karrierë në klube si Shkëndija, Renova, Kukësi dhe tani te Drita.

Ai erdhi me shumë bujë në Superligën e Kosovës, kur nënshkroi me Dritën, por emri i tij u kthye në kryelajm të mediave shqiptare, kur u bë futbollisti i parë që doli pozitiv me COVID-19. Në atë kohë ai ishte në vendlindje, në Tetovë.


Emini flet fillimisht për periudhën kur e kuptoi se ishte i infektuar me coronavirus, përjetimet që i kishte dhe gjithçka tjetër sa ishte në karantinë.

Izair Emini (Foto: Korab Basha/Telegrafi)

“Me të vërtet ka qenë periudhë e mërzitshme, pasi jam mësuar të ushtroj të stërvitem me ekipin. Jam shumë i lumtur që u ktheva në fushë”, thotë fillimisht Emini për Telegrafin.

Sulmuesi ka treguar se familja dhe klubi i kanë qëndruar afër ato ditë që ishte në karantinë.

“Të them të drejtën e kam pasur përkrahjen e klubit shumë, po ashtu presidentët më janë lajmëruar disa herë sa kam qenë në karantinë. Normalisht ishte e vështirë për neve (familjen) dhe kaq qenë si shok. Të them të drejtën nuk kisha shenja, simptoma dhe kjo ishte disi e çuditshme. E kisha shumë të vështirë”, deklaroi ai.

Izair Emini gjatë intervistës (Foto: Korab Basha/Telegrafi)

Pas disa ditësh doli negativ, por këshillat e para nga organet e shtetit të Maqedonisë së Veriut e bën të ndjehej keq.

“Arrita ta bëjë edhe një test shumë shpejtë dhe më doli negativ brenda tre ditësh. Me të vërtet ishte shumë e vështirë për mua, pasi nga shteti më thanë se duhet të qëndroj në karantinë për 14 ditë, në shtëpi në vetëizolim”, tregon Emini.

Sulmuesi i Dritës, është kthyer në aksion në ndeshjen ndaj Trepçës ’89 ku luajti për disa minuta në fitoren 2-0.

Izair Emini në aksion (Foto: Korab Basha/Telegrafi)

Tetovari foli për Superligën e Kosovës, ku është befasuar me cilësinë që ekziston në këtë kampionat dhe në luftën për titull që po e karakterizon këtë vit, ku janë në garë katër klube.

“Realisht jam i befasuar nga Superliga e Kosovës, pasi kam pritur një nivel jo shumë të lartë, sa që është tani. Me të vërtetë ka lojtarë cilësor dhe të fortë dhe mendoj që do të rritet edhe më shumë”.

“Lufta për titull? Jemi katër ekipe, në garë për titull kampion, siç e shoh unë. Rivaliteti do të jetë deri në fund, pasi ka edhe shumë ndeshje. Kemi duele mes vete ku edhe do të vendoset se kush është kampion”, përfundoi ai.  /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Është historia e futbollit dhe mbijeton si një shofer taksie: Makthi i persekutimit dhe internimit të Hakan Sukur

Është historia e futbollit dhe mbijeton si një shofer taksie: Makthi i persekutimit dhe internimit të Hakan Sukur

Ndërkombëtare
A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë

A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë

La Liga
Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

La Liga
Ylli i madh i Man Cityt bëhet objektivi kryesor i Real Madridit – Florentino Perez synon transferimin e tij

Ylli i madh i Man Cityt bëhet objektivi kryesor i Real Madridit – Florentino Perez synon transferimin e tij

La Liga
Bayerni shokon të gjithë me trajnerin i cili do ta drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm

Bayerni shokon të gjithë me trajnerin i cili do ta drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm

Bundesliga
Araujo merr vendim për të ardhmen

Araujo merr vendim për të ardhmen

La Liga
Kalo në kategori