LAJMI I FUNDIT:

Rrëfimi i Emilia Clarke për problemet e saja shëndetësore

Rrëfimi i Emilia Clarke për problemet e saja shëndetësore
Emilia Clarke (Foto: Emma McIntyre/Getty Images/Guliver)

Aktoren e shkëlqyer, Emilia Clarke, e njohim kryesisht për rolin e saj, si Daenerys Targaryen, në serinë e kultit “Game of Thrones”, e cila arriti në finalen e vet këtë pranverë.

Ajo filloi rrugëtimin e saj yjor në teatër dhe pasi mbaroi Akademinë e Aktrimit në Londër, filloi të shfaqej në role dhe reklama më të vogla televizive. Fitoi statusin e saj të yllit vetëm pas rolit në një histori fantastike që ka pllakosur botën.


Bukuroshja nga “Game of Thrones” është bërë personazhi fiktiv më me ndikim në botë dhe me këtë emër pagëzohen edhe vajzat e porsalindura në gjithë botën. Disa Daenerys e donin dhe disa e urrenin, por askush nuk ishte indiferent ndaj Nënës së Dragoit.

Aktorja 33-vjeçare filloi të shëtiste në tapetet e kuq kur ishte 25 vjeçare, ndërsa në vitin 2011 kur sezoni i parë i “Game of Thrones” u transmetua, bota e kulturës popullore ndryshoi dhe Emily u bë një yll brenda natës.

Emilia Clarke (Foto: David Livingston/Getty Images/Guliver)

Së shpejti u bë një simbol seksi dhe vuajtja e heshtur e miliona burrave, dhe pavarësisht se u bë një nga aktoret më të kërkuara dhe më të paguara, ajo mbeti një vajzë ‘me këmbë në tokë’ dhe me një sens të shkëlqyeshëm humori.

Roli i saj në “Game of Thrones” gjithashtu mori lavdërime nga kritikët, duke e nominuar atë madje tri herë për çmimin Emmy. Revista ‘Time’ e ka renditur vazhdimisht si një nga njerëzit më me ndikim të ditëve të sotme, dhe në vitin 2014, ajo u shpall femra më e dëshiruar në botë.

E lezetshme, e ulët me shtat dhe me një pamje të bukur të orës së rërës, Clarke i bëri të gjithë për vete si përmes aktrimit, po ashtu edhe përmes pamjes. Sot, kjo aktore kalon shumicën e kohës në Londër, por për shkak të punës së saj, ajo bleu edhe një vilë në Kaliforni.

Edhe pse mund të duket sikur jeta e saj është një histori përrallë, ajo ka përjetuar momente shumë të vështira dhe të errëta, transmeton KosovaPress.

Konkretisht, në mars 2009, ajo mësoi se kishte mbijetuar nga një seri sulmesh në tru. Për shkak të kësaj, ajo pati një aneurizëm, një këputje arteriale, por më pas iu nënshtrua një operacioni në tru, i cili dukej se zgjidhte problemin. Sidoqoftë, ky nuk ishte fundi i problemeve të saj shëndetësore.

Kur për herë të parë mori diagnozën e frikshme, ajo ishte vetëm 24 vjeçare dhe humbi një pjesë të kujtesës pas tri operacioneve. Nuk mund të mbante mend emrin e saj, e lëre më të kujtojë fjalitë e tekstit.

“Pas operacionit, nuk mbaja mend as emrin tim, i cili ishte veçanërisht i frikshëm për mua. Unë nuk e di se çfarë po ndodhte dhe të gjithë rreth meje ishin të shqetësuar”, ka pranuar Emilia.

Emilia Clarke (Foto: Frazer Harrison/Getty Images/Guliver)

Ajo iu nënshtrua operacionit të saj të dytë në vitin 2013, pak para se të fillonte xhirimi i sezonit të dytë të “Game of Thrones”.

“Për të qenë e sinqertë, minutë pas minute mendova se do të vdisja çdo çast”, ka rrëfyer aktorja.

Shëndeti i saj u përkeqësua disa vjet më vonë, kur ajo u vu re nga një skemë rutinore e trurit që duhej të hiqej sa më shpejt, dhe operacioni ishte e vetmja mundësi.

Ajo iu nënshtrua një operacioni tjetër, por kësaj radhe ajo ishte e pasuksesshme. Clarke përfundoi përsëri në tryezën kirurgjikale, e cila përfshinte një hapje të kërkuar të kafkës.

“Shërimi ishte edhe më i dhimbshëm. Dukej sikur sapo kalova një luftë më të tmerrshme se ajo që Daenerys kishte përjetuar në seri. Unë dola nga operacioni me pjesët e kafkës sime që ishin zëvendësuar me titan. Kam një njollë të dukshme që shtrihet nga koka deri në vesh, por në fillim nuk e dija se do të ishte e dukshme. Para së gjithash, në atë kohë isha e shqetësuar vazhdimisht për humbjen e mundshme të aftësive njohëse ose shqisore”, ka deklaruar ajo, duke shtuar se frika e saj më e madhe ishte se nuk do të mund të merrej më me aktrim.

Fatmirësisht, me mbështetjen e kolegëve, familjes, dhe kujdesit të mjekëve, Emilia ka arritur të dalë më e fortë dhe është e qëndrueshme sot, me pamjen e saj të lezetshme kudo që shfaqet.

Në trend Magazina

Më shumë
Gresa Hoti merr vëmendje me fotografitë fantastike nga pushimet e saj

Gresa Hoti merr vëmendje me fotografitë fantastike nga pushimet e saj

Magazina
“Netët e vona” – Xhensila Myrtezaj shfaqet nën shoqërinë e Noizyt në një studio muzikore

“Netët e vona” – Xhensila Myrtezaj shfaqet nën shoqërinë e Noizyt në një studio muzikore

Magazina
Një takim mes Massimilianos dhe Heidit në Big Brother VIP Albania 3? Veprimi i ish-partnerit të saj në Grande Fratello ngre dyshimet

Një takim mes Massimilianos dhe Heidit në Big Brother VIP Albania 3? Veprimi i ish-partnerit të saj në Grande Fratello ngre dyshimet

Magazina
U hodh në gjyq, Olsi Bylyku

U hodh në gjyq, Olsi Bylyku "godet" Top Channel: Ikonat si Arbana, Alban Dudushi iu larguan - gjersa kolegët në TV Klan kanë ndërtuar perandori

Magazina
Bardhi publikon këngën e re “Luj zemër”

Bardhi publikon këngën e re “Luj zemër”

Magazina
“Ishte humbje kohe” Selena Gomez tregon se ajo ka kaluar vite duke u përpjekur të dukej në një mënyrë 'të caktuar’

“Ishte humbje kohe” Selena Gomez tregon se ajo ka kaluar vite duke u përpjekur të dukej në një mënyrë 'të caktuar’

Magazina
Kalo në kategori