Rrëfimet më tronditëse të Samuel Eto’o: Refuzimi i Real Madrid, zënkat me Rijkaard e Guardiola dhe pozimi për Rolling Stone
Ai ka luajtur për dy klube si Barcelona dhe Inter, ku tashmë ka zënë vend në librat e historisë së tyre. Samuel Eto’o mbetet një nga futbollistët më me ndikim të shekullit aktual.
Por ish- futbollisti nga Kameruni ka shumë rrëfime në lidhje me ngjarjet se si kanë shkuar në karrierën e tij.
Marca më poshtë i sjell disa nga momente e tij më interesante gjatë karrierës.
Marrëdhënia e tij me Luis Aragones
Në sezonin 2000/01, një 19-vjeçar me emrin Eto’o do të merrte një nga mësimet e tij më të rëndësishme të futbollit nga trajneri Luis Aragones. Gjatë një ndeshje mes Real Mallorca dhe Real Zaragoza, sulmuesi kamerunian u zëvendësua pas disa minutash në pjesën e dytë.
Sulmuesi filloi duke goditur një shishe dhe nisi një tog fjalësh drejt Aragones.
Aragones u përgjigj në një mënyrë po aq emocionuese, duke kapur Eto’on nga këmisha e tij, dhe duke i thënë: “Jo me mua, a e kupton?”.
Ishte një konfrontim që Eto’o më vonë do ta konsideronte si një mësim jete dhe ai e përshkruan marrëdhënien e tyre si atë të babait dhe të birit.
Transferimi i tij te Barcelona
Më 12 gusht 2004, Eto’o pozoi duke buzëqeshur me Joan Laporta, ndërsa u prezantua si një lojtar i ri i Barcelonës. Atë verë sulmuesi ishte bërë pjesë e titujve të gazetave me fjalët e tij në lidhje me Real Madridin.
“As edhe sikur të më kishin paguar një miliard euro, nuk do të shkoja në Real Madrid, sepse nuk do të isha i lumtur. Unë nuk jam një djalë që mund të premtoj 50 gola, por ajo që mund të premtoj është se do të garoj”.
Në sezonin e tij të parë si lojtar i Barcelonës, Eto’o festoi duke fituar titullin e La Ligës.
Dyshime mbi profesionalizmin e tij
Në një ndeshje mes Blaugranave dhe Racing Santander në vitin 2007, u përfol se Eto’o refuzoi të dilte nga bankina në minutat e fundit.
Edhe një herë, Eto’o e bëri të qartë se nuk kishte kohë për njerëzit që dyshonin në profesionalizmin e tij.
“Nëse dikush ka topa për të më thënë në fytyrën time, më njoftoni. Rijkaard është një person i keq, ai po e vendos shtypin në dhomën e zhveshjes. Kushdo që shkon në një konferencë shtypi për të thënë Samuel Eto’o nuk donte të futet në lojë është një person i keq”, kishte thënë lojtari.
Ardhja e Pep Guardiola
Kur Pep Guardiola arriti në Barcelonë, ai synonte të mbikëqyrte dhe të kishte rregull të plotë në dhomat e zhveshjes.
Eto’o u pa si një lojtar që duhej të largohej, por ai nuk donte. Sulmuesi përfundoi duke e bindur Guardiolan dhe ai ishte pjesë e një ekipi historik.
“Unë i thashë Guardiolës, ju do të më kërkoni falje sepse unë jam ai që do ta bëj Barcelonën të fitojë, jo Messi. Unë kam qenë ai që iu bëra të fitoni dhe Pep duhet të më kërkojë falje”, kishte thënë ai.
Lufta e tij e palodhshme kundër racizmit
“Nuk do të luaj më”. Këto ishin fjalët e tij kur ai ishte viktimë e abuzimit racor në Spanjë, më saktë në Zaragoza.
Ai u lodhur duke dëgjuar abuzime të tillë, dhe festoi një gol në atë stadium duke bërë kopjuar gorillën. Ai ishte një nga të parët që i rezistoi racizmit në fushë.
Si pjesë e kopertinës të Rolling Stone
Eto’o ishte nga të pakët futbollisti që pozoi i zhveshur për kopertinën e revistës Rolling Stone.
Ai këtë e shoqëroi një intervistë. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri
Dy yjet e Gironas u goditën kokë më kokë, u dërguan menjëherë në spital
“Nuk ishte gabim i Araujos, ishte meritë e imja” – Barcola kthehet të flas për momentin vendimtar në ndeshjen Barcelona-PSG
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre
Dy yjet e Gironas u goditën kokë më kokë, u dërguan menjëherë në spital
Driblim që ta kujton "Fenomenin" - Mbappe turpëroi lojtarin kundërshtar
“Nuk ishte gabim i Araujos, ishte meritë e imja” – Barcola kthehet të flas për momentin vendimtar në ndeshjen Barcelona-PSG
"Ai tha se na gënjeu", Toni Kroos zbulon fjalët Carlo Ancelottit përpara El Clasicos
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet
Bujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota ndaj Taravarit
Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova
Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – njëra ka të bëjë me Guardiolën