LAJMI I FUNDIT:

Rrëfimet e tmerrit, të të mbijetuarve të Masakrës së Suharekës (Video)

Rrëfimet e tmerrit, të të mbijetuarve të Masakrës së Suharekës (Video)

Vjollca Berisha dhe djali i saj Gramozi, janë dy të mbijetuarit e masakrës që ndodhi 17 vjet më parë në Suharekë.

Familja Berisha më 26 mars 1999 humbi 48 anëtarë të saj. Ata vazhdojnë t’i kujtojnë familjarët e vrarë tek varrezat, ku ende mungojnë 20 trupa të pagjetur nga kjo masakër.


Miftar Berisha për Klan Kosovën tregoi për tmerrin që përjetoi ai dhe familja e tij.

Në këtë përvjetor të pranishëm në akademi përkujtimore ishte edhe nënkryetari i Suharekës, Rexhep Kuçi.

17 vjet më parë, forcat serbe, fillimisht kishin shtënë me armë zjarri në drejtim të rreth 50 anëtarëve të familjes Berisha, e më pas viktimat e të plagosurit i kishin bartur në këtë objekt, ku i kishin gjuajtur me bomba, për t’u siguruar se askush s’do të mbijetojë. /Klan Kosova/