LAJMI I FUNDIT:

Rrëfeu betejën me tumorin në gji – banorët i shprehin mbështetje Nita Latifit

Rrëfeu betejën me tumorin në gji – banorët i shprehin mbështetje Nita Latifit

Këngëtarja nga Kosova, Nita Latifi, prej disa ditësh i është bashkuar shtëpisë më të famshme në Shqipëri, Big Brother VIP.

Ajo ka qenë më e qetë sa i përket situatave që kanë ndodhur brenda, por që nuk kishte rrëfyer diçka më shumë nga jeta personale.


E në një debat që pati Diola me Luizin, ku ky i fundit tha për ‘Diolën, Nitën dhe Enin’ marrin kot frymë, kjo bëri që të ketë diskutime të mëtejme e po ashtu edhe të mësohet një gjë e re.

Pas kësaj, artistja shqiptare zbuloi se para një viti e gjysmë është përballur me tumor në gji, por që ka dashur ta mbajë të fshehtë këtë – pasi ndihej mirë.

“Para një viti e gjysmë kam pasur tumor në gji, jam operuar, ka kaluar gjithçka me sukses. Por kur kam hyrë në shtëpi kam pasur disa shqetësime, shtrëngime, disa dhimbje gjatë kohës që kam fjetur gjatë ditës”, u shpreh ajo.

Të gjitha lajmet nga Big Brother VIP Albania
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Big Brother VIP Albania

Nita u largua gjithashtu për pak nga shtëpia për të bërë kontrolle dhe nga kjo theksoi se ka ende diçka, por nuk është për t’u shqetësuar.

“Ju lutem të gjithëve që të mos ndjeni dhembshuri për mua, jam shumë mirë. Prindërit e mi e dinë, u kam treguar të gjithëve. E bëra një kontroll tjetër doli që ka akoma diçka, por nuk është shqetësuese”.

Pas rrëfimit prekës që bëri Latifi, të gjithë banorët u ngritën në këmbë duke i dhënë mbështetjen e tyre. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare

U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare

Magazina
Artistja 77 vjeçare Cher tregon pse lidhet me djem të rinj: Sepse ata të moshës time, thuajse të gjithë kanë vdekur

Artistja 77 vjeçare Cher tregon pse lidhet me djem të rinj: Sepse ata të moshës time, thuajse të gjithë kanë vdekur

Magazina
Aktori turk Caglar Ertugrul dyshohet se bleu dhe shkatërroi ish-shkollën, në shenjë hakmarrjeje për traumat e fëmijërisë

Aktori turk Caglar Ertugrul dyshohet se bleu dhe shkatërroi ish-shkollën, në shenjë hakmarrjeje për traumat e fëmijërisë

Magazina
Kim Kardashian nxjerr në pah linjat e saj mahnitëse në bikini, teksa ndan fotografi nga seti për “SKIMS”

Kim Kardashian nxjerr në pah linjat e saj mahnitëse në bikini, teksa ndan fotografi nga seti për “SKIMS”

Magazina
A është kjo provë që Justin Bieber kishte një transplant flokësh? - Kirurgu i famshëm zbulon shenjat e habitshme

A është kjo provë që Justin Bieber kishte një transplant flokësh? - Kirurgu i famshëm zbulon shenjat e habitshme

Magazina

"Je surpriza e këtij Big Brother" - Meriton Mjekiqi emocionohet nga mesazhi që merr në 'Big Love'

Magazina
Kalo në kategori