LAJMI I FUNDIT:

Rrahu gruan, arrestohet burri nga Skenderaj

Rrahu gruan, arrestohet burri nga Skenderaj
Foto: Ilustrim

Policia në Skenderaj njofton se ka arrestuar një person për dhunë në familje.

Sipas Policisë bazuar në deklaratën e viktimës dhe provave tjera të siguruara bëhet e ditur se bashkëshorti i saj ka ushtruar dhunë fizike, me ç´rast viktimës i është ofruar tretman mjekësor.


Hetuesit policorë në kuadër të Stacionit Policor në Skenderaj, lidhur me rastin kanë ndërmarrë veprime të nevojshme hetimore, ku është arrestuar personi i dyshuar nga i cili është sekuestruar një pushkë për të cilën nuk posedonte leje për armëmbajtje.

Ndërsa pas procedurave intervistuese, të dyshuarit me aktvendim të prokurorit të rastit, i është caktuar masa e ndalimit policor për 48 orë.