LAJMI I FUNDIT:

Rrahmani kthehet te Dinamo, mban stërvitjen e parë

Rrahmani kthehet te Dinamo, mban stërvitjen e parë

Amir Rrahmani është rikthyer tek Dinamo e Zagrebit, me të cilën skuadër ka lidhur kontratë në janar të këtij viti.

Mbrojtësi i Përfaqësueses së Kosovës u huazua më pas tek Lokomotiva e Zagrebit, tek të cilët kishte paraqitje të mira.


“Stërvitja e parë”, ka shkruar Amir Rrahmani, në postimin e një fotoje.

Fotoja është publikuar edhe nga faqja zyrtare e Dinamos në Facebook.

Amiri po shijon formë të mirë, ku në ndeshjen e fundit me Kosovën, shënoi golin e vetëm ndaj Turqisë. Ai realizoi me kokë në humbjen 4:1.

Rrahmani karrierën e ka nisur në Kosovë, ku ka luajtur në skuadra si Ramiz Sadiku dhe Drenica.