Rrahje masive mes shtatë personash në Istog, bëhen për spital

Një rrahje masive mes shtatë personave ka ndodhur sot rreth orës 8:50 në fshatin Zallq të Istogut.
Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.
Gashi tha se të dyshuarit kanë marrë lëndime trupore dhe janë dërguar për trajtim mjekësorë.
“Personat kanë marrë lëndime të lehta trupore. Ata që të gjithë janë intervistuar nga prokurori dhe me vendim të tij janë liruar në procedurë të rregullt”, deklaroi Gashi.
Siç mëson Telegrafi motivi i rrahjes mes dy familjeve është lidhja mes dy të rinjëve. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
3 hours ago





















































