LAJMI I FUNDIT:

Rrahje në tubimin e mbrëmshëm të OBRM-PDUKM-së në Shuto Orizare

Rrahje në tubimin e mbrëmshëm të OBRM-PDUKM-së në Shuto Orizare

Në tubimin e mbrëmshëm të OBRM-PDUKM-së në Komunën e Shuto Orizares, ka pasur përleshje mes të pranishmëve për arsye banale.

Nga MPB informojnë se rreth orës 21:00, në rrugën “Indira Gandi” në Shuto Orizare në tubimin parazgjedhor të OBRM-PDUKM-së, personi M.K (17) duke lëvizur mes njerëzve ka tentuar të ngjitet në mur për të parë më mirë, me ç’ka ka shtyrë disa persona tjerë, të cilët kanë vendosur që ta sulmojnë fizikisht, përcjell Telegrafi Maqedoni.


“Në spitalin e qytetit personit të sulmuar i janë konstatuar lëndime të lehta trupore, ndërsa po merren masa për zbardhjen e rastit”, thuhet në njoftimin e policisë./Telegrafi/