Rrahje ndërmjet kuzhiniereve, njëra deshi të sillej si shefe (Video)


Në një dyqan të McDonald’s, që ndodhet në Karolinën e Jugut të Shteteve të Bashkuara, dy kuzhiniere janë zënë keq në prani të myshterinjve.
Koleget e paidentifikuara kanë filluar të rrihen për shkak se njëra është treguar më ‘shef’, duke e urdhëruar tjetrën të përgatis ëmbëlsira me mollë, transmeton Telegrafi.
Në momentin që ajo ka refuzuar t’i gatuajë ëmbëlsirat, kolegia i ka thënë të del nga dyqani.
Por, ajo i është kthyer me grushte, e ka kapur për flokë dhe ka filluar ta qëllojë me shqelma.
Ngjarja që është regjistruar nga një kliente, e tregon fillimin e zënkës, si dhe britmat që lëshojnë ato, duke u rrahur pas disa makinave të kuzhinës. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
21/05/2016
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate




































