LAJMI I FUNDIT:

Rrahje mes tre personave në Podujevë, lëndohet njëri prej tyre

Rrahje mes tre personave në Podujevë, lëndohet njëri prej tyre
Foto: Ilustrim

Tre persona janë arrestuar pasi që të njëjtit janë përleshur fizikisht në mes vete, njëri nga ta ka marrë lëndime trupore.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, bëhet e ditur se rasti ka ndodhur të mërkurën rreth orës 12:50, në Podujevë.


Po ashtu në raport thuhet se gjatë përleshjes të dyshuarit kanë përdorur një armë zjarri dhe një mjet të mprehtë bujqësor.

“Janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj kosovarë pasi që të njëjtit janë përleshur fizikisht në mes vete. Gjatë përleshjes të dyshuarit kanë përdorur një armë zjarri dhe një mjet të mprehtë bujqësor. Si pasojë njëri nga të dyshuarit ka pësuar lëndime trupore dhe i njëjti është dërguar për tretman mjekësor ne QKUK”, thuhet në raport.

Gjithashtu në raport bëhet e ditur se në vendin e ngjarjes në cilësi të provave materiale janë konfiskuar një armë zjarri, pesë fishekë, një gëzhojë dhe një mjet punues bujqësor.

“Me vendim të prokurorit një i dyshuar dërgohet në mbajtje, një lirohet në procedurë të rregullt ndërsa i dyshuari i tretë mbetet në QKUK për tretman mjekësor”, thuhet në raport. /Telegrafi/