Rrahja mes disa të miturve në Prishtinë, dy prej të dyshuarve dërgohen në mbajtje

Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të lëndimit të rëndë trupor.
Rasti ka ndodhur në Prishtinë, të dielën në ora 20:22, ku disa të mitur janë rrahur mes vete.
“Është raportuar se ka ndodhur një rrahje në mes të disa personave të mitur ku një prej tyre ka pranuar tretman mjekësor”, thuhet në raport.
Më 20.04.2026 janë arrestuar dy të dyshuar, po ashtu të mitur dhe me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje për 24 orë. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
2 hours ago
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate




















































