Rovena Stefa ka vendosur të marrë pak ngjyrë për disa ditë dhe mbase do të vijë edhe më e nxehtë në projektin e saj të radhës.

Këngëtarja nga Shqipëria po e shijon në bikini suksesin e këngës “Vet me the të dua”, derisa po merr edhe energji për një verë që pritet të jetë e gjatë për të, transmeton Telegrafi.


Ajo ka postuar në rrjetet sociale disa foto ku shfaqet në bikini dhe duke ekspozuar trupin e saj, sigurisht pranë ndonjë pishine.

Klipi i fundit i Rovenës ishte më i nxehti i saj, madje ajo u kritikua edhe për shkak të skenave shumë erotike në të.

Vetëm ditë më parë, Rovena postoi në Instagram edhe një foto krejtësisht nudo, ku zonat më intime dukeshin vetëm të vizatuara me ngjyrë.

Pas kësaj nxehje të Rovenës, a thua si do të jetë projekti i radhës? /Telegrafi/