LAJMI I FUNDIT:

Roth: Nëse tani nuk jemi të guximshëm, nuk do të ketë shans të dytë

Roth: Nëse tani nuk jemi të guximshëm, nuk do të ketë shans të dytë

Vendi i Maqedonisë së Veriut është në zemrën e BE-së, por nëse tani nuk marrim guxim, atëherë nuk do të ketë shans të dytë. Këtë e tha për “TV21” Michael Roth, emisari i Gjermanisë dhe kryetar i Komisionit për politikë të jashtme në Bundestag.

Ai u bëri thirrje partive politike që t’i votojnë ndryshimet kushtetuese për t’i përshpejtuar negociatat aderuese drejt BE-së.


Roth po ashtu porositi se BE-ja duhet të jetë më e pranishme në shtetin tonë, që t’i përshpejtojë negociatat, të ndihmojë, në mënyrë politike por edhe financiare.

“Jam i bindur fort se politikanët e këtij vendi e dinë se për çfarë bëhet fjalë. Nëse tani nuk kërcejmë, nëse tani nuk marrim guxim, nuk do të ketë shans të dytë dhe nuk dua të flas për atë se çfarë mund t’i ofrojmë vendit ne vend të anëtarësimit në BE-në, por ende jam i bindur se vendi i maqedonasve dhe maqedonaseve është në zemrën e BE-së dhe dua që të ndihmoj që të arrihet sukses”, deklaroi Michael Roth.

Roth foli edhe për shpërnguljen e të rinjve, i cili tha se kjo po ndodh për shkak se të rinjtë nuk besonin në të ardhmen e vendit.

“Dhe unë dua që njerëzit të mund të kthehen, të thonë: po, ky është atdheu im dhe unë dua të kem një familje këtu, dua të kem një jetesë këtu, por kjo do të jetë e mundur kur të ankoroheni fort në BE”. Jam shumë i bindur për këtë”, tha Michael Roth, deputet gjerman dhe kryetar i Komisionit të Politikës së Jashtme në Bundestag.

Në trend Lajme

Më shumë
Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre

Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre

Lajme
Projekti më i mirë, Piramida e Tiranës fiton çmimin e madh për Evropën Juglindore

Projekti më i mirë, Piramida e Tiranës fiton çmimin e madh për Evropën Juglindore

Lajme
Kosova jashtë KiE-së, deputetja finlandeze akuzon BE-në se po tregohet e butë me Serbinë

Kosova jashtë KiE-së, deputetja finlandeze akuzon BE-në se po tregohet e butë me Serbinë

Lajme
Flet shqiptari që vrau gruan: Nuk pendohem, hante me paratë e mia dhe më tradhtonte

Flet shqiptari që vrau gruan: Nuk pendohem, hante me paratë e mia dhe më tradhtonte

Lajme
​Bie nataliteti në Kosovë, ASK dhe MPB me statistika të ndryshme për lindjet

​Bie nataliteti në Kosovë, ASK dhe MPB me statistika të ndryshme për lindjet

Lajme
Plagosje me armë zjarri në Nashec të Prizrenit

Plagosje me armë zjarri në Nashec të Prizrenit

Kronika e Zezë
Kalo në kategori