LAJMI I FUNDIT:

Roth: Maqedonia duhet t’i përmbush premtimet e saja

Roth: Maqedonia duhet t’i përmbush premtimet e saja

Ne duhet t’i përmbushim të gjitha premtimet, por edhe Maqedonia duhet të përmbushë të sajat, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Kjo është mesazhi të cilin e dha sot ministri shtetëror për Evropë në Ministrin për Punë të Jashtme të Republikës Federative të Gjermanisë, Michael Roth.

Ai tha se e ardhmja e Maqedonisë është në NATO dhe BE dhe se kjo nuk është vetë mendimi i tij, por edhe institucioneve evropiane, si dhe i të gjithë 28 vendeve anëtare.

“Unë do kisha dashur ta shikojë Maqedoninë, në anën time të Evropës, në një kohë sa më të shpejtë, sepse, stabiliteti, paqja, prosperiteti dhe demokracia në Ballkanin Perëndimor janë të rëndësishme. Por, duhet të jetë e qartë se pa marrëveshjen për kontestin e emrit, nuk shikoj mundësi për ju që të hyni në NATO dhe BE”.

“Ne duhet t’i përmbushim premtimet tona dhe Maqedonia duhet t’i përmbush të saj. Kjo nuk është vetëm obligim i Qeverisë, por i të gjithë aktorëve politik, ta marrin përgjegjësinë për të gjithë vendin. Politika nuk është lojë. Për këtë, ju jeni shumë të rëndësishme, sepse ju do ta ndërtoni të ardhmen në vendin tuaj. Ju jeni të nevojshëm. Për këtë ju jap guxim që të ngriheni dhe të luftoni për të drejtat e tuaja, ta ngritni zërin tuaj”, tha Michael Roth. /Telegrafi/