LAJMI I FUNDIT:

Rostovi e bën akull Bayernin në të ftohtin e papërballueshëm rus (Video)

Rostovi e bën akull Bayernin në të ftohtin e papërballueshëm rus (Video)

Rostovi ka shokuar Bayern Munichun në duelin hapës të së mërkurës në Ligën e Kampionëve. Rusët fituan me rezultat 3-2 ndaj kampionëve të Gjermanisë.

Epërsia për mysafirët erdhi pas 35 minutash lojë kur Diego Costa shfrytëzoi një top të rikthyer për 1-0.


Më, bavarezët nuk e panë me sy epërsinë.

Azmoun në fund të pjesës së parë nga afërsia shënoi për 1-1 çka nivelizoi shifrat.

Në fillim të pjesës së dytë Poloz u tregua i sakt nga pika e bardhë (50’), para se për 2-2 të barazonte menjëherë nga afërsia Bernat (52’).

Në minutën e 67-të Christian Noboa u tregua mjeshtëror kur me një goditje fantastike e gozhdoi portierin mysafir për 3-2 dhe gëzimin e tifozëve rus.

Ky ishte edhe rezultati përfundimtar i sfidës, pavarësisht dominimit të lartë të Bayernit dhe përpjekjeve për të barazuar.

Përkundër kësaj fitore, Rostovi nuk ka asnjë gjasë për t’u kualifukuar tutje, por mund të sigurojë një vend më tej në Ligën e Evropës, kurse Bayerni zyrtarisht mund ta mbyllë kampanjën në Ligën e Kampionëve në vendin e dytë nëse Atletico sonte e mposhtë PSV-në. /Telegrafi/