LAJMI I FUNDIT:

Rooney barazon rekordin e Charlton, në histori si një prej më të mirëve të United

Rooney barazon rekordin e Charlton, në histori si një prej më të mirëve të United

Kapiteni i gjigantit anglez, Manchester United, Wayne Rooney, ka hyrë në histori të klubit.

Ai me golin e tij të realizuar ndaj Readingut në kuadër të FA Cup ka barazuar rekordin e golave të Sir Bobby Charlton.


Rooney arriti të realizojë golin e 249-të, po aq sa ka edhe Charlton si realizatori më i mirë në historinë e Djajve të Kuq.

Rooney kalon Unitedin në epërsi, ky është goli historik i anglezit (Video)
Lexo po ashtu Rooney kalon Unitedin në epërsi, ky është goli historik i anglezit (Video)

Këtë rekord rooney e arriti për katër vjet e 215 ndeshje më shpejt se sa vet Charlton.

Rooney kështu do të ketë rastin që shumë shpejt të hyjë në histori të Manchester United si realizatori më i mirë dhe atij i nevojitet vetëm edhe një gol për këtë.

Rooney ka thyer edhe rekordin e Charlton në kombëtaren angleze dhe kështu mban dy rekorde, me klubin dhe kombëtaren.

Shumë mund ta nënvlerësojnë Rooneyn, por ai tash edhe zyrtarisht është bërë një prej legjendave të Manchester United, ashtu sikurse të kombëtares angleze, si një prej lojtarëve më të suksesshëm që ka njohur klubi dhe kombëtarja e tij. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Barcelona gjen zëvendësuesin e Lewandowskit në Angli

Barcelona gjen zëvendësuesin e Lewandowskit në Angli

La Liga
Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Ndërkombëtare
Barcelona ishte e para që e uroi Real Madridin, por tifozët madrilenët po e tallin dhe e kanë emëruar rivalin si “FC Urimi”

Barcelona ishte e para që e uroi Real Madridin, por tifozët madrilenët po e tallin dhe e kanë emëruar rivalin si “FC Urimi”

La Liga
Rezultatet dhe renditja pas javës së 32-të në Superligën e Kosovës: Kryesuesit nuk gabojnë, Fushë Kosova përshëndetet nga elita

Rezultatet dhe renditja pas javës së 32-të në Superligën e Kosovës: Kryesuesit nuk gabojnë, Fushë Kosova përshëndetet nga elita

Superliga
Skuadrat që përfitojnë më shumë nga fanellat e tyre – askush nuk mund të mposhtë numrin 1

Skuadrat që përfitojnë më shumë nga fanellat e tyre – askush nuk mund të mposhtë numrin 1

Ndërkombëtare
Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës

Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës

La Liga
Kalo në kategori