Ronela Hajati ka paralajmëruar këngën e saj re, të cilën do ta sjellë me videoklip.

Këngëtarja ka bërë një postim në Facebook, përmes të cilit tregon se MaxProduction është i angazhuar për xhirimet e videos.


“Tash është radha ime… Flokë të reja…Video të re”, shkruan mes tjerash Ronela.

Postimit ia ka bashkëngjitur edhe dy fotografi, ku shfaqet me flokë të kaltra. /Telegrafi/