LAJMI I FUNDIT:

Ronela Hajati tregon arsyen se përse nuk e donte publiku në fillim

Ronela Hajati tregon arsyen se përse nuk e donte publiku në fillim
Ronela Hajati (Foto: Instagram/ronelahajati)

Ronela Hajati është një ndër artistet shqiptare që pëlqehet mjaft shumë për stilin muzikor që ka, madje edhe për pozitivitetin që e përcjellë te publiku.

Këtë javë në Nd’rrimin e Natës në Klan Kosova, këngëtarja shqiptare ka folur për fillimet e karrierës së saj, duke treguar se si nuk e kishte dashurinë e publikut që në start.


Ajo ka bërë një rrëfim interesant se si publiku nuk e kishte dashur në fillim dhe se i gjithë faji ishte te ajo, për shkak të qëndrimit të saj prej një mendjemadheje.

Ronela Hajati (Foto: Instagram/ronelahajati)

“Po bëhesha gati për këngën tjetër dhe ata nuk po pushonin. Në fund të fundit, unë jam nga ato këngëtare që mbështetjen më të madhe e ka marrë nga njerëzit. Megjithatë në fillim të karrierës kisha njëfarë qëndrimi dhe mbase ndonjëherë përçoja energji paksa negative tek njerëzit, kisha goxha antipati nga ata. E kisha shumë problem sepse njerëzit sapo fillojnë të të njohin dhe ti del me disa këngë që nuk janë më të mirat e mundshme”, ka thënë ajo.

Ndryshe, Ronela pritet të publikojë projektin e ri edhe pak ditë ku vjen në bashkëpunim me reperin shqiptar, Don Phenom. Ky është dueti i parë i Hajatit pas një kohe të gjatë. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
“A do të martohesh me mua?” – Bardhi i propozon Sarës gjatë emisionit

“A do të martohesh me mua?” – Bardhi i propozon Sarës gjatë emisionit

Magazina
“Pashë telefonin dhe ishte lajmërimi” - Sara Gjordeni tregon si mori vesh për vdekjen e të atit

“Pashë telefonin dhe ishte lajmërimi” - Sara Gjordeni tregon si mori vesh për vdekjen e të atit

Magazina
Bebe Rexha rrëzohet në skenë gjatë performancës në festivalin

Bebe Rexha rrëzohet në skenë gjatë performancës në festivalin "Coachella 2024"

Magazina
U përfol për krisje të lidhjes së tyre: Graciano flet për herë të parë për raportin me Argjirën, pas rihyrjes në BBVA

U përfol për krisje të lidhjes së tyre: Graciano flet për herë të parë për raportin me Argjirën, pas rihyrjes në BBVA

Magazina
Ledioni dhe opinionistët futen në shtëpinë e Big Brother VIP Albania

Ledioni dhe opinionistët futen në shtëpinë e Big Brother VIP Albania

Magazina
Stresi i kundërpërgjigjet Xhulit, e fton t'i marrë 30 mijë eurot e premtuara në BBVK - publikon edhe video të parave në tavolinë

Stresi i kundërpërgjigjet Xhulit, e fton t'i marrë 30 mijë eurot e premtuara në BBVK - publikon edhe video të parave në tavolinë

Magazina
Kalo në kategori