LAJMI I FUNDIT:

Ronaldo i shkruan Neymarit në “WhatsApp”, e këshillon se cilën skuadër ta zgjedhë

Ronaldo i shkruan Neymarit në “WhatsApp”, e këshillon se cilën skuadër ta zgjedhë

Sipas mediave në Spanjë, Cristiano Ronaldo e ka këshilluar Neymarin me anë të një mesazhi në “WhatsApp” që të qëndrojë te Barcelona, pasi transferimi te Paris Saint-Germaini është një hap prapa, ndërsa e ka sugjeruar gjithashtu që nëse dëshiron të largohet atëherë ta presë ofertën e Manchester Unitedit.

Ronaldo dhe Neymar kanë një marrëdhënie të mirë profesionale dhe braziliani gjithmonë ka treguar admirim për portugezin, teksa edhe portugezi gjithashtu i ka kushtuar fjalë të mira brazilianit.


Messi dhe Suarezi i kërkojnë Neymarit të qëndrojë: “Ti nuk mund të na lësh tani” (Foto)
Lexo po ashtu Messi dhe Suarezi i kërkojnë Neymarit të qëndrojë: “Ti nuk mund të na lësh tani” (Foto)

Neymar është një version i ri i CR7. Ata kanë të njëjtën fuqi të tërheqjes së mediave dhe aftësinë për të polarizuar mendimet. Ju i doni ata ose i urreni, por në një mënyrë ose në tjetrën përfundoni duke folur për ta.

CR7 dhe Neymar janë miq të mire, edhe pse kundërshtar në fushë

Për të njëjtën arsye, Cristiano Ronaldo e di që momenti që Neymar jeton është shumë i komplikuar dhe ai donë ta këshilloj atë. Real Madridi e vlerësoi largimin e tij më pak se një muaj më parë dhe ai e di ndikimin që do të nënkuptonte largimi i brazilianit.

Të dy lojtarët ndajnë sponsorin, Nike, që është lidhja e bashkimit midis dy lojtarëve kundërshtar dhe përmes kontakteve të përbashkëta kanë qenë në gjendje të flasin dhe të shkëmbejnë mendimet në ditët e fundit.

Këshilla që ka ardhur në Barcelonë është e habitshme. Neymar duhet të qëndrojë aty ku është. Cristiano Ronaldo nuk merr një hap në karrierën e tij pa e studiuar atë me ndërgjegje dhe ka paralajmëruar Neymarin që në Paris Saint Germain ju nuk do të ecni përpara, por do të bëni vetëm hapa pas.

Neymar ia bën të qartë Bartomeut: Dua të largohem nga Barça
Lexo po ashtu Neymar ia bën të qartë Bartomeut: Dua të largohem nga Barça

Për Cristiano Ronaldon, ka vetëm një ekip në botë më mirë se Barça dhe Real Madridi. Nëse Neymar zgjedh të luajë në PSG ai do të bëjë disa hapa mbrapa në të njëjtën kohë. Sa më shumë që parisienët premtojnë një fushatë botërore me Neymar si një imazh, liga franceze nuk ka ndikimin e asaj spanjolle apo angleze.

Sipas Diario Gol, Ronaldo i ka thënë Neymarit se nëse njëmend mendon të largohet nga Camp Nou atëherë është duhet ta pres një ofertë nga Manchester Unitedi, pasi vetëm atëherë ai do të jetë në gjendje të përhapë imazhin e tij ndërkombëtar dhe të aspirojë fitimin e Topit të Artë.  /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
VAR sinjalizoi për kartonin e kuq

VAR sinjalizoi për kartonin e kuq "më të keq në histori" në ligën e Francës, ndërsa tifozët thonë 'ne menduam se Liga Premier ishte keq'

Ligue 1
Çmenduria e Ozil: Ngritë 50 kilogramë me një dorë dhe 50 me tjetrën -

Çmenduria e Ozil: Ngritë 50 kilogramë me një dorë dhe 50 me tjetrën - "bishë" në transformim trupor

Ndërkombëtare
Nga Spanja raportojnë se Lunin ka arritur marrëveshje me gjigantin e Ligës Premier

Nga Spanja raportojnë se Lunin ka arritur marrëveshje me gjigantin e Ligës Premier

Premier League
Lojtari i harruar i Liverpoolit, i cili iu bashkua klubit pesë vjet më parë pritet të shkëlqejë nën urdhrat e Arne Slot

Lojtari i harruar i Liverpoolit, i cili iu bashkua klubit pesë vjet më parë pritet të shkëlqejë nën urdhrat e Arne Slot

Premier League
Pas Salah-Klopp, Erling Haaland konfrontohet me Pep Guardiolan

Pas Salah-Klopp, Erling Haaland konfrontohet me Pep Guardiolan

Premier League
Ish-futbollisti që e la karrierën profesioniste për t'u bërë luftëtar në UFC tani po shpartallon kundërshtarët

Ish-futbollisti që e la karrierën profesioniste për t'u bërë luftëtar në UFC tani po shpartallon kundërshtarët

UFC
Kalo në kategori