Sonte në Paris do të mbahet mbrëmja gala e ceremonisë së Topit të Artë 2019, çmimi më prestigjioz individual për futbollistët.

Ku çmim sipas gjitha gjasave për herë të gjashtë në histori, do të shkojë për yllin argjentinas Lionel Messi.


Mediat raportojnë se favorit është pikërisht kapiteni i Barçës, ndërsa rivali kryesor i tij këtë vit do të jetë qendërmbrojtësi holandez i Liverpoolit, Virgil Van Dijk, që bëri një sezon fantastik me “The reds” sezonin që lamë pas, duke ndihmuar në triumfin në Ligën e Kampionëve.

1575277768 835939 1575277845 noticia normal recorte1

Ka dalë nga gara Cristiano Ronaldo, që sipas mediave italiane nuk pritet të jetë në treshen e të parëve, ndaj ka vendosur të refuzojë ftesën për të marrë pjesë në mbrëmjen e sotme në Paris.

Ai  në të njëjtën kohë në Milano pritet të marrë çmimin si futbollisti i vitit të kampionatin italian.

cristiano ronaldo e1566387799494

Për koincidencë, edhe Federata Italiane e Futbollit pritet të mbajë sonte thuajse në të njëjtën kohë mbrëmjen gala të dhënies së çmimit për më të mirin, që këtë herë do ta marrë Ronaldo. /Telegrafi/  

telegrafi sport app