Ronaldo publikon imazhin e parë nga stërvitja me bashkëlojtarët e rinj

Pas testeve mjekësore të hënën, Cristiano Ronaldo ka përfunduar edhe stërvitjen e parë si lojtar i Juventusit.
Portugezi dukej mjaft në formë, por edhe i shoqërueshëm me bashkëlojtarët e rinj.
CR7 ka publikuar në Instagram edhe foton e parë nga stërvitja si lojtar i skuadrës bardhezi, ku ka shkruar:
"Stërvitja e parë e vështirë", ndërsa ai në foto ishte me Douglas Costan, Gonzalo Higuainin, Juan Cuadradon, Paulo Dybalan dhe Rodrigo Bentacurin.
Ndeshja e parë e Juventusit në sezonin 2018/19 në Serie A është ndaj Chievos.
Dhe me shumë mundësi CR7 ndaj skuadrës nga Verona do të luajë nga minuta e parë.
Transferimi i tij i kushtoi Zonjës së Vjetër 100 milionë euro, ndërsa rroga vjetore e tij është 30 milionë. /Telegrafi/

Nga
Telegrafi
31/07/2018
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate



















































