LAJMI I FUNDIT:

Ronaldo nuk është në formë? Ai ka shënuar gola më shumë se Barcelona në Ligën e Kampionëve

Ronaldo nuk është në formë? Ai ka shënuar gola më shumë se Barcelona në Ligën e Kampionëve

Real Madridi nuk po kalon një moment të mirë dhe kritikat këtë sezon janë të shumta.

E sidomos kritikat vlejnë sa i përket kampionatit ku treshja e famshme ‘BBC’, e përbërë nga Gareth Bale, Karim Benzema dhe Cristiano Ronaldo, kanë shënaur vetëm dy gola në 12 ndeshje.


E sa u përket këtyre kritikave nuk është ndje mirë ylli i skuadrës, Cristiano Ronaldo.

Por në Ligën e Kampionëve situata qëndron ndryshe. Cristiano Ronaldo ka shënuar 8 gola në 5 ndeshje.

Shpallen nominimet për Ekipin e Vitit nga UEFA – Ronaldo me prezencë rekorde
Lexo po ashtu Shpallen nominimet për Ekipin e Vitit nga UEFA – Ronaldo me prezencë rekorde

Një mesatare e mirë, por ndoshta jo e mjaftueshme, pasi Real Madridi do ta mbyll grupin në vendin e dytë, pas Tottenhamit.

Ronaldo mund të kënaqet edhe me një statiktikë tjetrër në këtë garë.

Ai ka shënuar tetë herë, ndërsa e gjithë skuadra e Barcelonës ka arritur ta gjejë portën shtatë herë.

Një detaj që i bën madrilenët të mburren përballë rivalëve të tyre të përjetshëm, edhe pse në La Liga ata mbesin 10 pikë larg katulanasëve. /Telegrafi/