LAJMI I FUNDIT:

Ronaldo me hat-trick mposht Armeninë (Video)

Ronaldo me hat-trick mposht Armeninë (Video)

Cristiano Ronaldo ka shënuar hat-trick për të ndihmuar Portugalinë të ruajë kreun e grupit I në eliminatoret për Euro 2016.

Armenia kaloi e para në epërsi në takim, por nuk ka arritur ta ruajë atë duke pësuar në fund me rezultat 3-2.

Vendasit kaluan në epërsi herët në ndeshje me një shtylla-gol nga Marcos Pineiro Pizzelli (14’). Por pas gjysmë ore lojë ishte Ronaldo i cili barazoi për Portugalinë duke shënuar nga penaltia.

Lojtari më i mirë në botë, fitues i Topit të Artë për vitin e kaluar, shënoi edhe dy gola të hershëm me të filluar pjesa e dytë e takimit, duke shuar kështu shpresat e armenëve për të nxjerrë ndonjë pikë, të cilët krejt çfarë arritën ishte edhe një gol i dytë.

Me fitoren e sotme Portugalia forcon kreun e tabelës me 12 pikë, pesë më shumë se Danimarka dhe Shqipëria që kanë nga shtatë pikë.

Danimarka sonte ka rastin t’i ikë Shqipërisë në pozitën e dytë, nëse nxjerr ndonjë pikë si nikoqir i Serbisë.

Kuqezinjtë aktualisht mbledhin shtatë pikë, pa llogaritur këtu pikët që mund të fitohen nga ndeshja e ndërprerë ndaj Serbisë, për të cilën ende nuk ka një vendim përfundimtar.

Shqipëria po ashtu ka edhe një ndeshje më pak të zhvilluar se rivalët tjerë. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar

Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar

Përfaqësuesja e Kosovës
I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

Bundesliga
Bayern Munich po

Bayern Munich po "peshkon" te Chelsea, lojtari i gatshëm të largohet nga Stamford Bridge

Bundesliga
Real Madridi fërkon duart, shumë lojtarë të Man Cityt kthehen të dëmtuar nga kombëtaret

Real Madridi fërkon duart, shumë lojtarë të Man Cityt kthehen të dëmtuar nga kombëtaret

Liga e Kampionëve
Nëse dështon afrimi i Xabi Alonsos, Bayern Munich ka një befasi për trajnerin e ri

Nëse dështon afrimi i Xabi Alonsos, Bayern Munich ka një befasi për trajnerin e ri

Bundesliga
Përballje tensionuese para duelit: Florian Marku dhe Chris Kongo me paralajmërime për njëri-tjetrin

Përballje tensionuese para duelit: Florian Marku dhe Chris Kongo me paralajmërime për njëri-tjetrin

Boks
Kalo në kategori