LAJMI I FUNDIT:

Ronaldo ka arsye të mëdha që të shkëlqejë te Juventusit, 10 rekordet që CR7 do t’i ndjek me fanellën bardhezi

Ronaldo ka arsye të mëdha që të shkëlqejë te Juventusit, 10 rekordet që CR7 do t’i ndjek me fanellën bardhezi

Cristiano Ronalo e ka mbyllur transferimin e tij te Juvetusit të martë me 10 korrik.

Ai ka kaluar për 100 milionë euro te Juventusi që do të paguhen në dy vite.


Ronaldo ka arsye të mëdha që të shkëlqejë te Zonja e Vjetër, pasi që shumë rekorde e persin që ai t’i thyejë.

#1 Lojtari i parë që e ka fituar titullin në Ligën Premier, La Liga dhe Serie A

Asnjë lojtarë në histori nuk ka arritur ta fitojë titullin në Angli, Spanjë dhe Itali. Juventus i ka fituar shtatë trofe radhazi dhe i teti mund të jetë për Ronaldon.

#2 Ta fitojë Ligën e Kampionëve me tri klube të ndryshime

Clarence Seedorf është lojtari i vetëm që  e ka fituar Ligën e Kampionëve me tri skuadra të ndryshe: Ajax, Real Madrid dhe AC Milan (dy herë). Ronaldo, mund ta barazojë atë.

#3 Ta fitojë trofeun e gjashtë në Ligën e Kampionëve

Pasi e ndihmoi Real Madridin ta fitojë katër herë Ligën e Kampionëve, të parin e kishte fituar me Manchester Unitedin në vitin 2008. Vetëm Paco Gento, ka më shumë, gjashtë.

#4 ‘Topin e Artë’ të gjashtë

Sikurse Lionel Messi, edhe Ronaldo e ka fituar Topin e Artë pesë herë. Një lojtar i fundit që e ka fituar Topin e Artë të Juventusi është Pavel Nedved në vitin 2003.

#5 Këpucën e Artë të Evropiane për herë të pestë

Ronaldo e ka fituar katër herë titullin si shënuesi më i mirë në Evropë. Një herë e ka fituar me Mnachester Unietdin dhe tri herë më Real Madridin. Messi e ka fituar pesë herë.

#6 më së shumti gola në Serie A për një sezon 

Juventusi  ka në skuadër njeriun që e ka rekordin për më së shumti gola në një sezon (36), që i ka shënuar Gonzalo Higuain. Ronaldo ka shënuar shumë shpesh mbi 36 gola në një sezon.

#7 Shënuesi më i mirë i Juventusit brenda një sezoni

Nëse i shënon mbi 36 gola në një sezon ai do ta thyejë edhe një rekord. Atë që nuk e ka bërë një lojtarë i Juventusit që nga sezonin 1925-26, kur Ferenc Herzer kishte shënuar 35 gola.

#8 Më së shumti het-trik në Ligën e Kampionëve 

Ronaldo dhe Messi kanë shënuar nga shtatë het-trik në Ligën e Kampionëve.

 #9 Më së shumti het-trika në Serie A

Ky rekord është shumë i vështirë. Ai nëse qëndron në Juventus për katër vite mund të ketë rast ta thyej. Rekordi është 17 het-trika të shënuar nga Gunnar Nordahl dhe Giuseppe Meazza.

#10 Lojtari i parë që do të behej top-shënues në Ligën Premier, La Liga dhe Serie A

John Charles dhe Christian Vieri janë shpallur në dy kampionate si shënues. Charles me Leeds dhe Juventusin, ndërsa Vieri me Ateticon dhe Interin.

Ronaldo është shpallur me Mancheseter Unitedin dhe Realin tri herë. /Telegrafi/  

Në trend Sport

Më shumë
Çfarë duhet të ndodhë tani që Liga Premier të marrë një vend shtesë në Ligën e Kampionëve

Çfarë duhet të ndodhë tani që Liga Premier të marrë një vend shtesë në Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Ancelotti është vetëm disa javë larg kalimit të Zidanes, pas tij sfida e përballjes me legjendën Miguel Munoz

Ancelotti është vetëm disa javë larg kalimit të Zidanes, pas tij sfida e përballjes me legjendën Miguel Munoz

La Liga
“Jam tifozi i tij më i madh” – Rakitic emëron ikonën e Barçës si lojtarin e tij të preferuar, nuk është Messi

“Jam tifozi i tij më i madh” – Rakitic emëron ikonën e Barçës si lojtarin e tij të preferuar, nuk është Messi

La Liga
Barcelona kontakton Bayern Munichun për yllin e skuadrës

Barcelona kontakton Bayern Munichun për yllin e skuadrës

La Liga
Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

La Liga
Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

La Liga
Kalo në kategori