eksperti-banner

Lojtari i ri i Juventusit, Cristiano Ronaldo beson se ai është bashkuar me 'një nga skuadrat më të mëdha në histori' dhe dëshiron t'i bëjë të lumtur tifozët italianë.

Ronaldo u transferua nga Zonja e Vjetër më parë gjatë javës së kaluar, duke nënshkruar nga Real Madridi për një shifër rreth 112 milionë euro.


Sulmuesi portugez u bë transferimi më i shtrenjtë në histori të Serie A dhe është i lumtur për transferimin e tij te Juventusi.

Përveç kësaj, Ronaldo i ka vënë objektiva vetes me Bianconerët dhe dëshiron t'i bëjë të lumtur tifozët italianë.

ronaldo juve 1 Ronaldo gjatë prezantimit te Juventusi (Foto: Juventus/Twitter)

"Unë nënshkrova për katër vjet me Juventusin, jam shumë i lumtur dhe i kënaqur, sepse ata janë një nga ekipet më të mëdha në histori", ka thënë fillimisht Ronaldo.

"Të jem në gjendje të luaj atje është e mrekullueshme për mua".

"Shpresoj që të filloj mirë dhe të arrij objektivat e rëndësishme".

"Dua t'i bëj të lumtur tifozët italianë, ky është qëllimi im", përfundoi portugezi. /Telegrafi/

telegrafi sport app