LAJMI I FUNDIT:

Ronaldo: Interi mund ta fitojë Scudetton, Icardi është lojtar i madh

Ronaldo: Interi mund ta fitojë Scudetton, Icardi është lojtar i madh

Ish-sulmuesi brazilian, Ronaldo, i njohur si Fenomeni,beson se Interi ka atë që duhet për të fituar titullin në Serie A këtë sezon, teksa ka folur edhe për ‘Derby d’Italia’ ndaj Juventusit dhe kapitenin Mauro Icardi.

Ronaldo luajti për Interin për disa vite në karrierën e tij të shkëlqyeshme, teksa fitoi cmime ekipore dhe individuale, por u penalizua shumë nga lëndimet e shpeshta.


Futbollistët prej ‘xhami’ – Nga Ronaldo te Bale e Cazorla, që më shumë qëndrojnë të lënduar se sa luajnë (Foto)
Lexo po ashtu Futbollistët prej ‘xhami’ – Nga Ronaldo te Bale e Cazorla, që më shumë qëndrojnë të lënduar se sa luajnë (Foto)

Kështu, Fenomeni ka kujtime të mira nga ish-skuadra e tij dhe beson që Interi ka atë që duhet për ta fituar këtë sezon titullin në Serie A.

Ish-sulmuesi brazilian ka theksuar se do ta shikoj edhe ndeshjen derbi të fundjavës ndaj Juventusit, teksa ka lavdëruar shumë kapitenin Icardi.

Moratti: Interi mund ta fitojë titullin, Juventusi është armiku i vërtetë
Lexo po ashtu Moratti: Interi mund ta fitojë titullin, Juventusi është armiku i vërtetë

“Interi meriton të jetë në krye të tabelës. Unë jam i sigurt se ata mund të fitojnë Scudetton”, ka thënë fillimisht Ronaldo për Sport Mediaset.

“Nerazzurët po luajnë futboll të madh. Jam i kënaqur me punën e Luciano Spallettit”.

Fenomeni Ronaldo fitoi Topin e Artë gjatë kohës sa ishte futbollist i Interit

“Juve-Inter? Kam kujtime të pabesueshme nga këto ndeshje. Do të jetë patjetër një klasike dhe patjetër do ta shikoj atë në TV”.

“Icardi? Ai është një lojtar i madh, ai po udhëheq Interin me shumë gola. Ai luan futboll të mirë dhe tani është një garanci”, përfundoi Fenomeni. /Telegrafi/

Fenomeni Ronaldo zgjedh formacionin më të mirë të të gjitha kohërave: Përfshihen Maradona, Pele dhe Messi, por mungon CR7 (Foto)
Lexo po ashtu Fenomeni Ronaldo zgjedh formacionin më të mirë të të gjitha kohërave: Përfshihen Maradona, Pele dhe Messi, por mungon CR7 (Foto)