LAJMI I FUNDIT:

Ronaldo edhe zyrtarisht golashënuesi më i mirë i vitit, lë pas vetes yjet e futbollit evropian

Ronaldo edhe zyrtarisht golashënuesi më i mirë i vitit, lë pas vetes yjet e futbollit evropian

Cristiano Ronaldo po kalon një ndër vitet më të suksesshme në karrierën e tij si futbollist. Po thyen rekorde tek Al-Nassr, po udhëheq Portugalinë drejt triumfit dhe si gjithmonë po inspiron gjeneratat e reja.

Shumë kush mund të kishte menduar se asnjë klub nuk do të llogarisë në një 38-vjeçar, por Ronaldo e ka dëshmuar të kundërtën duke shënuar gola javë pas jave në Lindjen e Mesme.


Sulmuesi portugez gjeti dy herë rrugën e rrjetës në sfidën ndaj Al-Ittihadit, të cilën Al-Nassr e fituan me rezultat të thellë 5-2.

Me këta dy gola të shënuar ai ka kapur shifrën e 53 golave të shënuar brenda vitit 2023, për të mbajtur kështu gjallë shpresat e klubit arab për titull të kampionit.

Duke bërë kështu, ai ka lënë mbrapa vetes yje të futbollit evropian si Kylian Mbappe dhe Erling Haaland që kanë secili nga 52 gola të shënuar.

Ronaldo tani edhe zyrtarisht do të mbetet golashënuesi më i mirë i këtij viti, pasi që Mbappe dhe Haaland nuk do të zhvillojnë më këtë vit ndonjë ndeshje me klubet e tyre respektive./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve

UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit

Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit

Liga e Kampionëve
Pse Jamal Musiala vendosi të mos përfaqësojë Anglinë në nivel të lartë, duke përzgjedhur më pas Gjermaninë

Pse Jamal Musiala vendosi të mos përfaqësojë Anglinë në nivel të lartë, duke përzgjedhur më pas Gjermaninë

Përfaqësueset
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp

Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp

Premier League
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën

Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori