LAJMI I FUNDIT:

Ronaldo e quan mbret Pelen: Një frymëzim për kaq shumë miliona njerëz, nuk do të harrohet kurrë

Ronaldo e quan mbret Pelen: Një frymëzim për kaq shumë miliona njerëz, nuk do të harrohet kurrë

Cristiano Ronaldo ka shprehur ngushëllimet e tij për Brazilin dhe familjen e legjendës së futbollit, Pele, i cili vdiq të enjten, në moshën 82-vjeçare.

Edson Arantes do Nascimento – Pele konsiderohet si një nga lojtarët më të mëdhenj të të gjitha kohërave.


Me kombëtaren braziliane ka qenë tre herë kampion bote, gjë që nuk e ka arritur asnjë lojtar tjetër.

Titullin e parë e fitoi në vitin 1958, kur mahniti botën në moshën 17-vjeçare dhe u bë menjëherë lojtari kryesor i kombëtares, titullin e dytë e fitoi katër vjet më vonë dhe të fundit në vitin 1970.

Ronaldo ka shkruar në llogarinë e tij në Facebook se kurrë nuk do të jetë e mjaftueshme një lamtumirë e thjeshtë për Pelen, të cilin e ka quajtur mbret.

“Ngushëllimet e mia të thella për të gjithë Brazilin, dhe në veçanti për familjen e Edson Arantes do Nascimento. Një ‘lamtumirë’ e thjeshtë për mbretin e përjetshëm Pelé nuk do të jetë kurrë e mjaftueshme për të shprehur dhimbjen që e gjithë bota e futbollit po përqafon aktualisht”.

“Një frymëzim për kaq shumë miliona, një referencë dje, sot dhe përgjithmonë. Dashuria që më tregoje gjithmonë ishte reciproke në çdo moment që e ndanim edhe nga distanca. Ai nuk do të harrohet kurrë dhe kujtimi i tij do të jetojë përgjithmonë në secilin prej nesh futbolldashësit. U prehsh në paqe Mbreti Pele”, ka shkruar Ronaldo. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë

A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë

La Liga

"Ish-gjyqtari më i pasur në botë", është pronari i dy super bizneseve dhe ka pasuri neto më shumë se Mike Tyson

Ndërkombëtare
Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

La Liga
Bayerni shokon të gjithë me trajnerin i cili do ta drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm

Bayerni shokon të gjithë me trajnerin i cili do ta drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm

Bundesliga
Barcelona kërkon që El Clasico të riluhet, kërkesë jo e rrallë për këtë edicion – pasi një tjetër derbi në Evropë ishte të njëjtës rrugë

Barcelona kërkon që El Clasico të riluhet, kërkesë jo e rrallë për këtë edicion – pasi një tjetër derbi në Evropë ishte të njëjtës rrugë

La Liga
Arrestohen dy lojtarë të së njëjtit klub në Ligën Premier nën akuzat për përdhunim

Arrestohen dy lojtarë të së njëjtit klub në Ligën Premier nën akuzat për përdhunim

Premier League
Kalo në kategori