LAJMI I FUNDIT:

Ronaldo dhe Georgina e kanë pagëzuar vajzën e tyre të porsalindur me emrin Bella Esmeralda

Ronaldo dhe Georgina e kanë pagëzuar vajzën e tyre të porsalindur me emrin Bella Esmeralda

Cristiano Ronaldo dhe partnerja e tij Georgina Rodriguez e kanë quajtur vajzën e tyre të porsalindur Bella Esmeralda, zbuloi WAG në një postim në Instagram të shtunën.

E dashura e futbollistit, 28 vjeçe, bëri të ditur emrin që kishin zgjedhur së bashku me tre fotografi të adhurueshme që e tregonin vogëlushen duke fjetur në krevatin e saj…pasi konfirmoi se vëllai binjak i fëmijës vdiq tragjikisht në lindje.


Duke etiketuar vendndodhjen e saj si Mançester, fotografitë treguan vajzën e tyre duke buzëqeshur ndërsa mbante veshur një bluzë rozë, si dhe një kapele të thurur, shkruan DailyMail.

Ajo shkroi në mbishkrimin e saj: “Bella Esmeralda [zemër e gjelbër] 180422”.

Ronaldo dhe Georgina zbuluan se djali i tyre kishte vdekur në lindje më 18 prill, por vajza e tyre mbijetoi.

Kjo vjen pasi sulmuesi i Manchester United postoi një fotografi të tij duke mbajtur në dorë vajzën e tij të porsalindur të shtunën.

Ai ndau një imazh bardh e zi të tij duke përqafuar foshnjën, shoqëruar me mbishkrimin “Përgjithmonë Dashuri” së bashku me një emoji me zemër dashurie në Instagram.

Fotografia e adhurueshme mori një mori mesazhesh mbështetëse, me disa nga ndjekësit e Ronaldos që komentuan me zemra të kuqe dashurie.

Duke njoftuar humbjen e tij dhe Georginas në fillim të këtij muaji, Cristiano shkroi: “Me pikëllimin tonë më të thellë duhet të njoftojmë se djali ynë ka ndërruar jetë. Është dhimbja më e madhe që mund të ndiejë çdo prind”.

“Vetëm lindja e vajzës sonë na jep forcën për ta jetuar këtë moment me pak shpresë dhe lumturi”.

“Dëshirojmë të falënderojmë mjekët dhe infermierët për kujdesin dhe mbështetjen e tyre eksperte”, shkroi tutje ai.

“Të gjithë jemi të shkatërruar nga kjo humbje dhe me mirësi kërkojmë privatësi në këtë kohë shumë të vështirë”, theksoi futbollisti.

“Djali ynë, ti je engjëlli ynë. Ne do të të duam gjithmonë”, shtoi portugezi. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Luka Modric bleu një apartament luksoz në Zagreb - aty ku pritet të kthehet për të jetuar

Luka Modric bleu një apartament luksoz në Zagreb - aty ku pritet të kthehet për të jetuar

Magazina

"O Bes Kallaku", reagimi epik i Xhensilës kur fansat i përmendin ish-partnerin në koncert

Magazina
“Ndalu dhe kërko falje”, babai i Rita Orës shpërndan momentin kur presidentja Osmani e përballi Vuçiqin me të vërtetën në OKB

“Ndalu dhe kërko falje”, babai i Rita Orës shpërndan momentin kur presidentja Osmani e përballi Vuçiqin me të vërtetën në OKB

Magazina
Dua Lipa zbulon këmbët e saj të tonifikuara në një paraqitje tejet elegante në New York City

Dua Lipa zbulon këmbët e saj të tonifikuara në një paraqitje tejet elegante në New York City

Magazina
Gjysmë shekulli karrierë, Ministri i Kulturës Hajrulla Çeku me fjalë të mëdha për Ramadan Krasniqin

Gjysmë shekulli karrierë, Ministri i Kulturës Hajrulla Çeku me fjalë të mëdha për Ramadan Krasniqin

Magazina
“Çka më kanë parë sytë” - Pas largimit nga Big Brother VIP Albania, Jetmir Salaj kërcënon produksionin se do të zbulojë sekrete?

“Çka më kanë parë sytë” - Pas largimit nga Big Brother VIP Albania, Jetmir Salaj kërcënon produksionin se do të zbulojë sekrete?

Magazina
Kalo në kategori