LAJMI I FUNDIT:

Ronaldinho: Pogba mund ta fitojë Topin e Artë, por duhet ta dëgjojë më shumë Mourinhon

Ronaldinho: Pogba mund ta fitojë Topin e Artë, por duhet ta dëgjojë më shumë Mourinhon
(Foto: Getty Image/Goal)

Futbollisti i madh brazilian, Ronaldinho e ka njoftuar Paul Pogban se ai mund të fitojë Topin e Artë – nëse ai i kushton vëmendje menaxherit Jose Mourinho.

Çmimi më i madh individual vjetor është bërë pronë ekskluzive e Lionel Messit dhe Cristiano Ronaldos gjatë dekadës së fundit.


Kaka në vitin 2007 ishte njeriu i fundit jashtë kësaj dyshe që morri nderin për ta fituar Topin e Artë, pasi në 10 vitet e fundit Messi dhe Ronaldo fituan nga pesë herë secili.

Cristiano vs Messi: Gara finale për tu mbajtur përgjithmonë në mend si pjesë e historisë
Lexo po ashtu Cristiano vs Messi: Gara finale për tu mbajtur përgjithmonë në mend si pjesë e historisë

Por, Ronaldinho, i cili ishte fituesi i këtij çmimi në vitin 2006 pasi udhëhoqi Barcelonën drejt lavdisë në Ligës së Kampionëve, beson se nuk ka asnjë arsye pse Pogba nuk mund të fitojë Topin e Artë.

“Ai mund të fitojë Topin e Artë, pa dyshim. E shoh Pogban si mik, nuk e shoh veten si idhullin e tij”, ka thënë fillimisht Ronaldinho për Canal Football Club.

Pogba mund ta fitojë Topin e Artë sipas Ronaldinhos (Getty Images)

“Ai është i ri, i talentuar dhe ai ka aftësinë për të luajtur kudo, ai mund të luajë në një rol të lirë, mbrojtës, si vrapues apo edhe sulmues”.

“Ai ka karakteristikat e një lojtari që mund të mbushë çdo pozitë, ai mund të bëjë histori”.

Mourinho disa herë e ka kritikuar Pogban rreth lojës dhe angazhimit të tij (Getty Images)

Megjithatë, Ronaldinho shtoi se ai duhet të respektojë vullnetin e ‘Special One’ – edhe nëse kjo do të thotë të kalosh kohë në stol.

Mourinho: Pogba është sportist i vërtetë
Lexo po ashtu Mourinho: Pogba është sportist i vërtetë

“Ai e njeh stolin e zëvendësuesve, si unë në Paris Saint-Germain me [ish-trajnerin Luis] Fernandez. Nuk është e njëjtë kur Mourinho ju thotë se ju jeni në stol, ju duhet ta respektoni atë pak më shumë”.

“Unë mendoj se Paul ka shumë për të mësuar nga Mourinho, i cili është një nga trajnerët më të mirë në botë, një trajner i cili ka fituar kaq shumë tituj duhet të respektohet”, përfundoi ylli brazilian. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri

John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri

Premier League
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre

Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre

Premier League
Dy yjet e Gironas u goditën kokë më kokë, u dërguan menjëherë në spital

Dy yjet e Gironas u goditën kokë më kokë, u dërguan menjëherë në spital

La Liga
Driblim që ta kujton

Driblim që ta kujton "Fenomenin" - Mbappe turpëroi lojtarin kundërshtar

Ligue 1
“Nuk ishte gabim i Araujos, ishte meritë e imja” – Barcola kthehet të flas për momentin vendimtar në ndeshjen Barcelona-PSG

“Nuk ishte gabim i Araujos, ishte meritë e imja” – Barcola kthehet të flas për momentin vendimtar në ndeshjen Barcelona-PSG

Liga e Kampionëve

"Ai tha se na gënjeu", Toni Kroos zbulon fjalët Carlo Ancelottit përpara El Clasicos

La Liga
Kalo në kategori