LAJMI I FUNDIT:

Mourinho: Pogba është sportist i vërtetë

Mourinho: Pogba është sportist i vërtetë
Mourinho dhe Pogba

Paul Pogba është lavdëruar për sjellje profesionale nga ana e trajnerit Jose Mourinhos.

Ky i fundit ka pohuar se është e vështirë që të gjendet një lojtar më profesionist se mesfushori francez.


“Ai ka një sjellje shumë profesionale. Kjo javë ka qenë si të gjithë të tjerat, ai ka punuar mirë dhe pëlqen të stërvitet. Kurrë nuk kam pasur ndonjë problem me të, gjatë javës së fundit qeshi duke lexuar disa gjëra”.

” Pogba është një mesfushor, ai nuk është i majtë dhe nuk është sulmues. Kur njerëzit më pyesin për pozitën më të mirë, them mesfushor, por varet nga sistemi, por gjithmonë është një mesfushor. Mes Pogbas dhe meje nuk ka konfuzion, është e vështirë të gjesh një mesfushor me më shumë potencial sesa Pogba”, tha trajneri portugez.

Strategu më tutje ka folur edhe për gjendjen shëndetësore të mbrojtësit të krahut të majtë, Luke Shaw.

“Ai nuk ka pasur lëndime gjatë muajve të fundit, e cila ka bërë të ketë përparim dhe jam shumë i lumtur. Shaw ka një kontratë të re dhe mund të vazhdojë të jetë lojtar i Manchester Unitedit”, pohoi Jose.

Kujtojmë se gjatë fundjavës, United do të jetë mysafirë i skuadrës së trajnerit Rafa Benitez, Newcastle United. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë

A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë

La Liga

"Ish-gjyqtari më i pasur në botë", është pronari i dy super bizneseve dhe ka pasuri neto më shumë se Mike Tyson

Ndërkombëtare
Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

La Liga
Bayerni shokon të gjithë me trajnerin i cili do ta drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm

Bayerni shokon të gjithë me trajnerin i cili do ta drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm

Bundesliga
Barcelona kërkon që El Clasico të riluhet, kërkesë jo e rrallë për këtë edicion – pasi një tjetër derbi në Evropë ishte të njëjtës rrugë

Barcelona kërkon që El Clasico të riluhet, kërkesë jo e rrallë për këtë edicion – pasi një tjetër derbi në Evropë ishte të njëjtës rrugë

La Liga
Arrestohen dy lojtarë të së njëjtit klub në Ligën Premier nën akuzat për përdhunim

Arrestohen dy lojtarë të së njëjtit klub në Ligën Premier nën akuzat për përdhunim

Premier League
Kalo në kategori