"Romero, zëvendësim i denjë për De Gean"

Reprezentuesi spanjoll, David de Gea pritet të i bashkohet skuadrës së Real Madridit para përfundimit të afatit kalimtar, teksa në anën tjetër Bruce ka deklaruar se klubi i United e ka gjetur zëvendësimin e tij, transmeton Telegrafi.
"United ende nuk ka pësuar gol në ligë dhe Romero ka luajtur mirë. Ai ka qenë i jashtëzakonshëm. Ai është zëvendësimi i duhur për David de Gean", tha Bruce.
De Gea që një kohë është i lidhur me një kalim në radhët e spanjollëve të Real Madridit, por klubi United po kërkon rreth 50 milionë euro, ndërsa klubi madridlen ka ofruar vetëm 40 të tilla duke u arsyetuar se reprezentuesi spanjoll i mbaron kontrata me klubin anglez pas 10 muajve. /Telegrafi/

Nga
Telegrafi
28/08/2015
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Kampionati Botëror 2026
Jobs
Real Estate
















































