LAJMI I FUNDIT:

Romela Begaj shkruan historinë, kampione bote në peshëngritje (Foto/Video)

Romela Begaj shkruan historinë, kampione bote në peshëngritje (Foto/Video)

Atë që nuk e bënë dot Briken Calja dhe Erkand Qerimaj e ka bërë në orët e para të mëngjesit të sotëm peshëngritësja Romela Begaj, që në Botërorin që po zhvillohet në Anaheim të Amerikës ka fituar dy medalje, një të artë dhe një të argjendtë në peshën 69 kilogramë.

Një paraqitje e shkëlqyer e shtangistes kuqezi, që vari në qafë të artën në stilin e shkëputjes, ku i realizoi të tria provat, duke ngritur 107 kilogramë.

Në shtytje ajo u klasifikua në vendin e pestë, me 128 kilogramë, ndërsa në dygarësh Begaj u rendit e dyta, me 235 kilogramë, duke fituar edhe medaljen e argjendit.

Një rezultat fantastik i peshëngritëses shqiptare, që arriti të marrë dy medalje në Botëror dhe ngriti lart flamurin kuqezi.

Gara në stilin e shkëputjes është fantastike për Begajn, aty ku ajo ndërtoi suksesin e saj, pasi i realizoi me sukses të tria provat, duke marrë medaljen e artë. Shtangistja kuqezi ngre me sukses fillimisht 103 kilogramë, më pas 105 dhe e mbyll këtë disiplinë më 107 kilogramë, duke marrë medaljen e artë me 1kg më shumë se rivalja e saj kolumbiane.

Në stilin e shtytjes Begaj realizon me sukses provën e parë me 125 kg dhe më pas nuk gabon edhe me 128kg, duke e realizuar me suskes provën e dytë. Në provën e tretë ajo nuk arrin të ngrejë 131 kilogramë, duke u dëmtuar në shpinë dhe e mbyll stilin e shtytjes në vendin e pestë.

Por, në dygarësh Begaj kap sërish zonën e medaljeve, teksa me 235 kilogramë renditet e dyta dhe merr medaljen e argjendit, duke treguar një paraqitje të shkëlqyer.

Në podium ajo ngjitet bashkë me flamurin kuqezi. /telesport/

Në trend Sport

Më shumë
“Ai na tha shumë qartë”, drejtori i Bayernit jep një përditësim të madh për të ardhmen e Kimmich

“Ai na tha shumë qartë”, drejtori i Bayernit jep një përditësim të madh për të ardhmen e Kimmich

Bundesliga
Lojtari i Arsenalit merr një 'kontratë rekord' që nuk është parë më parë në Emirates

Lojtari i Arsenalit merr një 'kontratë rekord' që nuk është parë më parë në Emirates

Premier League
Për tre muaj, 50 baste: Publikohet videoja ku Tonali mezi pret të ndëshkohet me karton të verdhë

Për tre muaj, 50 baste: Publikohet videoja ku Tonali mezi pret të ndëshkohet me karton të verdhë

Premier League
I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

Bundesliga
Liverpooli heq dorë nga Xabi Alonso, Klopp do të pasohet nga 39-vjeçari pak i njohur

Liverpooli heq dorë nga Xabi Alonso, Klopp do të pasohet nga 39-vjeçari pak i njohur

Premier League
Konfirmohet dëshira e Neymar Jr për t’u rikthyer në Barcelonë

Konfirmohet dëshira e Neymar Jr për t’u rikthyer në Barcelonë

La Liga
Kalo në kategori